Berisha takim me politikanë të Preshevës: Mbështetje të vazhdueshme
TIRANE- Përfaqësues të partive politike të Luginës së Preshevës kanë qënë sot në Shqipëri ku janë pritur në një takim nga kryeministri Berisha. Tema e takimit me përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike në Preshevë ishte situata ekonomike në vend. Ata i kanë shprehur kreut të qeverisë shqiptare shqetësimin për situatën në Preshevë dhe Bujanovc, e cila sipas tyre duket se po shkon drejt degradimit ekonomik, papunësisë, kufizimit të aksesit në arsim, militarizimit dhe si rrjedhojë, edhe e largimit prej saj të një pjese të qytetarëve shqiptarë.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare ndjek me vëmendje zhvillimet dhe problemet në këtë Luginë dhe është gatshme të kontribuojë në drejtim të përmirësimit të tyre. Dyert e shkollave dhe universiteteve shqiptare, tha Kryeministri, do të jenë gjithmonë të hapura për të rinjtë kosovarë, ashtu si përpjekja jonë pranë autoriteteve përkatëse për njohjen e diplomave të tyre.
Zhvillimet demokratike dhe tendenca europiane që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor, theksoi Kryeministri, do të krijojë klimë gjithnjë e më demokratike edhe në Serbi për garantimin e të drejtave humane të popullsisë shqiptare. Në vazhdim, politikanët e Luginës së Preshevës e njohën Kryeministrin lidhur me diskutimin dhe përpjekjet e tyre për krijimit e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës. E vlerësuar kjo si një hap i rëndësishëm nga kryeministri Berisha si një forum, i cili bashkon shqiptarët në interesa të përbashkëta.
(m.a/News24/BalkanWeb)