Rritja e cmimit të energjisë, ekspertët kundërshtojnë ERE
TIRANE- Ekspertët e energjetikës kundërshtojnë rritjen e cmimit të energjisë në një kohë kur faktorët e brendshëm dhe të jashtëm favorizojnë uljen e tij, ashtu sic po ndodh edhe në shumë vende të europës. Sipas tyre, qytetarët po paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë, por edhe për paktin që qeveria ka lidhur me pronarin e ri të OSSH-së.
“Kushtet janë për të ulur çmimin e energjisë elektrike edhe tek bizneset edhe tek familjarët që e paguajnë energjinë elektrike rregullisht. Tregu ku ne e blemë energjinë elektrike favorizon uljen e cmimit sepse cmimet e energjisë elektrike nga prodhuesit janë të ulura. Të shtrihemi tek menaxhimi i kompanisë që është një faktor për të diskutuar çmimin. Menaxhimi i kompanisë lë shumë për të dëshiruar. Për rritjen e cmimit kanë rënë dakord edhe ERE edhe CEZ edhe qeveria e ka bekuar, edhe parlamenti që ka nxjerrë ligjin për të rritur energjinë 4 vjet rresht nga 2009-2014. ” shpjegon Pajtim Bello, ekspert i energjetikës.
Për ekspertët, më të prekurit nga rritja e cmimit të energjisë janë bizneset, vecanërisht në sektorët bazë të ekonomisë si industri, tregti dhe shërbime.
“Në përgjithësi bizneset janë goditur më rëndë se sa kategoritë e tjera. Goditja që u bëhet bizneseve në këtë kohë krize nuk është normale. Në të gjithë Europën cmimet e energjisë po ulen nuk po ngrihen, tek ne po ndodh e kundërta.” shprehet Pajtim Bello, ekspert i energjetikës.
Rirtja e cmimit të energjisë do të shtojë kostot e biznesit, cka do të thotë se nuk përjashtohet një rritje e cmimeve të mallrave dhe shërbimeve në tregun e shitjes me pakicë. Kjo duke pasur parasysh eksperiencën e deritanishme, ku bizneset kostot shtesë ua kanë faturuar konsumatorëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)