E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi, 1 i ndaluar, donte të hynte në dhomën e Berluskonit

MILANO- Policia italiane ka arrestuar një burrë që u përpoq të hyjë në dhomën e spitalit ku ndodhet kryeministri Silvio Berluskoni, i shtruar pas sulmit që e la me dhëmbë dhe hundë të thyer. Policia e Milanos tha se 26 vjeçari i arrestuar sot “duket se ka probleme mendore”. Ai deklaroi përpara policisë se dëshironte të fliste me Berluskonin dhe “nuk kishte pasur qëndrim armiqësor ose ndonjë armë apo objekt të rrezikshëm me vete”.

Ndërkaq, kryeministri italian pritet të dalë sot nga spitali por është këshilluar të qëndrojë larg impenjimeve për dy javë. Presidenti Barack Obama i telefonoi dje kryeministrit Italian Silvio Berluskoni për t'i uruar një shërim sa më të shpejtë pas "agresionit të lig" që pësoi të dielën, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë. "Presidenti Obama e falenderoi kryeministrin Berluskoni për lidershipin që ka treguar për çështjen e Afganistanit dhe për kontributin e Italisë në misionin tonë të përbashkët të NATO-s në atë vend".
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›