E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dezerton ambasadori i Sirisë në Irak

Ambasadori i Sirisë në Irak deklaroi se ka kaluar në anën opozitës.

Navaf Fares është i pari diplomat i lartë sirian, që braktis qeverinë e Presidentit Bashar Al-Assad.

Ky veprim vjen vetëm një javë pasi një gjeneral sirian, nga një familje e fuqishme e afërt presidentit Assad, dezertoi.

Fares konfirmoi dezertimin e tij në një deklaratë të transmetuar në televizionin Al-Jazeera.

Me flamujt revolucionarë sirianë prapa tij, ai lexoi deklaratën duke thënë: "Unë shpall dorëheqjen nga posti im si ambasador i Republikës Arabe të Sirisë, në Republikën vëllazërore të Irakut".

Ai gjithashtu njoftoi se po largohej edhe nga partia që përfaqësonte, Baath, e cila është edhe partia në pushtet në Siri.

Në ndërkohë, sipas Sipas TM News, së paku 52 persona janë vrarë gjatë së enjtes në Siri. Mes viktimave janë 23 civilë, 18 ushtarë dhe 11 kryengritës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›