Aksidenti në Tropojë, ndërron jetë dhe i plagosuri i dytë

Ka ndërruar jetë edhe një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në rrethin e Tropojës. Shtetasi Dede Dedaj ka ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës, ku po merrte dhe ndihmën mjekësore. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth ores 08:20 min, ne aksin rrugor B.Curri - Fierzë, tek vendi i quajtur "Ura e Gris", komuna Bujan, ku automjeti tip Benx furgon me targa 03434 BF, me drejtues shtetasin Eduard Dedaj doli nga rruga dhe si pasoje gjeti vdekjen e menjehershme shtetasi Sokol Perpali, ndersa shtetasi Dede Dedaj ndërroi jetë në spitalin e Gjakoves. Dy shtetasit e tjere Dile Dedaj, dhe Eduard Dedaj drejtues i mjetit, ndodhen jashte rrezikut per jeten.