Rreth një identiteti evropian të mbrojtjes
Veçanërisht pas viteve ‘90, edhe Bashkimi Evropian po shndërrohet në një aktor me rëndësi në çështjet e sigurisë, duke pësuar ndryshime institucionale e ligjore, qoftë për sa u përket marrëdhënieve me NATO-n, ashtu edhe për të krijuar një identitet në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Deri më 29 prill 1997, kur u miratua Përqasja Rajonale nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ruante vetëm një Marrëveshje të Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Unionin, të nënshkruar që më 12 maj 1992, e cila nuk parashikonte zbatimin e parimit të kushtëzimit.
Ndërkohë, miratimi më 26 prill 1999 i Procesit të Stabilizim-Asocimit dëshmoi që në emërtim se edhe BE, përkundër qasjes së saj ndaj vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, në Ballkanin Perëndimor do të përqendrohej te stabilizimi pas asocimit. Kjo do ta shndërronte edhe instrumentin e ndihmës financiare të BE-së, CARDS, të miratuar gjatë Samitit të Zagrebit më 5 nëntor 2000, në një "buxhet të sigurisë për vitet 2000-2006". Afro 60% e kësaj ndihme u përqendrua në forcimin e strukturave të sigurisë, policisë, burgjeve, kufirit etj. Misionet e asistencës së policisë, si MAPE dhe PAMECA, janë një dëshmi e kësaj qasjeje të BE-së, veçanërisht ndaj Shqipërisë, e cila ka përbërë një sfidë sigurie e në të njëjtën kohë në disa raste edhe "emergjencë demokracie". Për shkak të mekanizmit të "kushtëzimit demokratik", që qëndronte në bazë procesit të stabilizim-asocimit, u përshpejtuan një sërë reformash në fushën politike, ekonomike e sociale. Ndërkaq, pasi Shqipëria u përfshi edhe në Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP) në Samitin e NATO-s të Uashingtonit, më 25 prill 1999, ajo u vendos në pozicionin e vendit "sanduiç" mes sigurisë dhe kushtëzimit demokratik. Kjo u pasqyrua edhe në kërkesat e NATO-s dhe BE-së lidhur me reformën zgjedhore e atë në drejtësi, të cilat që nga periudha parazgjedhore e vitit 2005 e deri tani që jemi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, janë shndërruar në një "refren kushtëzues" i çdo hapi drejt përfshirjes së mëtejshme në këto institucione.
Ndërkohë, Shqipëria është drejt anëtarësimit në këto dy organizata, ku ende vazhdon një debat, sa i hapur, edhe i fshehtë lidhur me "ndarjen e roleve" mes BE-së e NATO-s në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Përgjatë ndryshimit e përshtatjes së NATO-s me kushtet e reja të rendit të sigurisë ndërkombëtare, edhe BE ka ndërmarrë një sërë iniciativash të karakterit ligjor e institucional dhe po përpiqet të ndërtojë një identitet të vetin në çështjet e mbrojtjes e të sigurisë. Në periudhën e Luftës së Ftohtë, së bashku me NATO-n ka "bashkëjetuar" edhe BEP-i (Bashkimi Evropian Perëndimor), një strukturë e karakterit politik e ushtarak, që bashkonte një sërë vendesh të Evropës Perëndimore e që pas viteve ‘90 synoi të merrte përsipër zbatimin e një pjese të Politikës së Jashtme të Përbashkët dhe të Sigurisë (CFSP). CFSP u krijua si shtylla e dytë ndër tre të Bashkimit Evropian në Traktatin e Masstrihtit, më 7 shkurt 1992, dhe BE u përpoq të dëshmonte kapacitetet e saj në këtë fushë me anë të miratimit edhe të "Detyrave të Petersbergut" (19 qershor 1992), ku e shtrinte ndërhyrjen e saj në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, që nga ndihmat humanitare e deri te vendosja e paqes.
Megjithatë, kriza në ish-Jugosllavi dhe mekanizmi i saj i ndërlikuar vendimmarrës përkundër NATO-s nuk i krijuan BE-së një identitet të spikatur, duke e lënë atë brenda përcaktimit si "fuqi e butë", apo sikurse thoshte Robert Kegan, si "të mbërritur nga Venusi". Ndërkohë, përfshirja e CFSP dhe "Detyrave të Petersbergut" në Traktatin e Amsterdamit, më 2 tetor 1997, i dha shtysë idesë për krijimin e Politikës Evropiane për Sigurinë dhe Mbrojtjen (ESDP), si edhe idesë për krijimin e një "dimensioni evropian" nga BEP-i brenda NATO-s. Duke shfrytëzuar "parimin e të drejtës për të refuzuar i pari", që në Samitin e NATO-s të prillit 1999, BE u lejua të përdorte mjetet dhe aftësitë e NATO-s për të ndërhyrë në ato zona ku NATO nuk donte, por BE mendonte se ishin prekur interesat evropiane. Për këtë arsye, më 16 dhjetor 2002 NATO dhe BE realizuan rreth shtatë marrëveshje-kuadër, që nga shkëmbimi i informacionit e deri te përdorimi i aseteve të NATO-s nga BE, e që u njohën si Marrëveshja Berlin-Plus, pasi u shkëmbyen mes Havier Solanës dhe Lord Robertsonit më 17 mars 2003. Ndërkohë, për herë të parë, BE miratoi më 12 dhjetor 2003 Strategjinë Evropiane të Sigurisë, një dokument politik të quajtur "Një Evropë e Sigurt Në një Botë më të Mirë", i hartuar nën drejtimin e zyrës së Havier Solanës, si diçka e ngjashme me Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA, duke dëshmuar për forcimin e mëtejshëm të identitetit të përbashkët të BE në fushën e mbrojtjes e të sigurisë.
Një sërë institucionesh, si Agjencia Evropiane e Mbrojtjes (EDA), Forca Evropiane e Reagimit të Shpejtë (ERRF), Forca e Xhandarmërisë Evropiane (EGF), Grupet e Betejës së BE (EUBG), Instituti i Bashkimit Evropian për Studimet e Sigurisë (EUISS), Komiteti Politik dhe i Sigurisë (PSC), Komiteti Ushtarak i Bashkimit Evropian (EUMC) apo Stafi Ushtarak i Bashkimit Evropian (EUMS) janë dëshmia më e mirë se BE po ecën drejt një identiteti më të qartë në këtë fushë. Përpos deklaratave të Samitit Franko-Britanik të 3 dhjetorit 1998 për "forcë autonome ushtarake evropiane", apo 3D e famshme e Ollbrajt (Madeleine Albright) për të mos krijuar një "NATO evropiane", tashmë ideja për rritje të kapaciteteve ushtarake të BE po shtjellohet më tej si një element me rëndësi i politikës evropiane për mbrojtjen dhe sigurinë. Iniciativa e Mbrojtjes Evropiane e 29 prillit 2004 për një bashkëpunim të përforcuar sipas parimit të Traktatit të BE edhe në fushën e mbrojtjes, e paraqitur nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Luksemburgu, u bashkëshoqërua me miratimin e të ashtuquajturës Qëllimi Bazë i Helsinkit 2010, gjatë Samitit të BE të 17-18 qershorit 2004. Në të parashikohej krijimi i një force evropiane të reagimit të shpejtë deri në vitin 2010, me afro 100 mijë vetë për të ndërhyrë në menaxhimin e krizave në zona deri në 4000 km larg BE-së.
Zhvillime të tilla brenda NATO-s e BE-së dëshmojnë se ata po shndërrohen me shpejtësi jo vetëm në institucione që i bashkojnë vlerat e qëndrueshme të gjithëpranuar nga anëtarët e tyre, por edhe në aktorë me role herë të ndarë e herë bashkëplotësues në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Shqipëria duhet të përshtatë sa më shpejt të gjithë strukturat e saj vendimmarrëse, si dhe institucionet bazë të sigurisë, në mënyrë që të përballet me zhvillimet e pritshme në këto dy organizata.