Shobhaa Dé, zëri i ri i Indisë
Vajza e saj duhej të martohej në hotelin "Taj Mahal", të cilin ajo e quan thjesht "Taj". Të paktën këto ishin planet para sulmeve në Mumbai. "Në ‘Taj‘ u njoha me bashkëshortin tim dhe atje bëra edhe dasmën", tregon Shobhaa Dé. "Për mua, ai hotel është si një shtëpi e dytë". Por prej pak kohësh, gjërat kanë ndryshuar dhe ndoshta nuk do të jenë më si më parë.
Emri i saj ngjason me atë të një shpikjeje të bukur: Shobhaa Dé. Ndodh rrallë që një emër t‘i shkojë përshtat kaq mirë personit që e mban. Emri i saj është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë çdo anë e karakterit të kësaj gruaje nga lagjet e pasura të Mumbait. Është e drejtpërdrejtë, pak ironike dhe pa tabu. Po kaq të drejtpërdrejta janë edhe veprat e saj. "Shkruaj shumë shpejt dhe në mënyrë ‘kafshërore‘", thotë Shobhaa, duke shtypur tastet e kompjuterit. "Kështu: tik, tik, tik. Shkruaj nga 2000 deri në 3000 fjalë në ditë, gjithmonë, kudo që të ndodhem".
Ajo bashkëpunon me shumë gazeta indiane, mes tyre "Times of India", "Bombay Times" dhe "The Week", ka një blog dhe është autorja e 15 librave, prej të cilave 9 romane. Temat e saj të preferuara janë Bollivudi, korrupsioni dhe seksi.
Shobhaa Dé është shkrimtarja më e lexuar e Indisë. Asnjë shkrimtar tjetër nuk ka kaq shumë lexues nga të gjitha shtresat shoqërore. Shobhaa shkruan në anglisht, por librat e saj janë përkthyer në gjuhën hindi, marathi, gujarati dhe shumë gjuhë të tjera të nënkontinentit. Falë saj, "hinglish" - përzierja e anglishtes me gjuhën hindi - është bërë një gjuhë letrare. Sot, edhe parlamentarët e Nju Delhit i diskutojnë dhe i aprovojnë ligjet në "hinglish", ndërkohë që gazetat e përdorin për t‘i bërë më të kuptueshëm titujt.
Shobhaa Dé është zëri i Indisë së re. Nuk ka rëndësi nëse kritikët letrarë e quajnë "përgjigjja indiane e Xheki Kolins". "Kujt i bëhet vonë", thotë ajo. Romani i saj i fundit titullohet "Superstar India" dhe i referohet zhvillimit ekonomik dhe suksesit bollivudian që e dallon Indinë e re, vetëvlerësimit të ri dhe të egër të demokracisë më të madhe në botë, që as terrorizmi e as kriza ekonomike nuk mund ta gërvishtin.
Shobhaa Dé është 62 vjeçe. Ka qenë një ish-modele dhe mbretëreshë e bukurisë. Është diplomuar për psikologji dhe ka gjashtë fëmijë. Bashkëshorti i saj i dytë është sipërmarrësi pasanik Dilip Dé. Ajo vetë është një yll, frekuenton ambientet mondane që i përshkruan në librat e saj dhe i njeh personalisht të gjitha familjet e pasura të vendit. "Nëse nuk paraqitesh në një festë me një ushtri truprojash të armatosur gjer në dhëmbë, atëherë nuk je askush. Edhe kur nisesh për udhëtim duhet të shoqërohesh nga dhjetë hamallë". Në vitet ‘70-‘80, Shobhaa ka qenë drejtuesja e tri gazetave të rëndësishme të vendit, të cilat përqendroheshin te kjo botë: "Stardust", "Society" dhe "Celebrity".
"Jam një e privilegjuar në mes të varfërisë së madhe të këtij qyteti", thotë ajo, duke larguar flokët nga fytyra. "Në Indi, të gjitha kontradiktat duken qartë". Mumbai është një qytet pa ngjyrime dhe pa hipokrizi.
Rigjetja e elitës
Shobhaa Dé më kishte lënë takim në hotelin me pesë yje "Taj Mahal", më prestigjiozin në Mumbai. "Taj" ishte vendi i mrekullive, oazi i qetësisë i Indisë së re, një "skenë" e rëndësishme për politikanët dhe aktorët, intelektualët dhe pasanikët e rinj. Para pak kohësh, në këtë hotel shpërthyen granatat. Karriget me metal të bardhë fluturuan gjetkë, terroristët bënë gjëmën në hotel, plagosën të ftuarit që ndodheshin brenda dhe dogjën të gjitha suitat. Ishte 26 nëntori i vitit 2008, dita kur sulmet në Indi rikujtuan 11 shtatorin 2001 e Shtetet të Bashkuara.
Që prej asaj dite, nuk e kam takuar më Shobhaa Dé në hotelin "Taj", por në shtëpinë e saj, në një grataçielë mbi "Cuffe parase", pjesën jugore të Mumbait. Kjo është pjesa më kaotike e qytetit dhe ku shtëpitë kushtojnë shumë shtrenjtë. Rrugët janë të bllokuara nga autobusët, makinat, taksitë, karrocat, motoçikletat, lopët dhe turma njerëzish.
"Trokas dhe shërbëtorja më hap derën: ‘Zoti Oliver? Zonja po ju pret‘". Shobhaa Dé është ulur në sallon para kompjuterit. Mbi tavolinë janë dy celularë që nuk reshtin së rëni, ndërsa në dhomën përballë vajza e vogël po sheh televizor.
"Kam lindur në një familje përparimtare, të shkolluar dhe të pasur", tregon Shobhaa Dé. Ajo nuk përpiqet ta zbukurojë historinë e saj personale. "Nuk më është dashur kurrë të lirohem nga dikush ose diçka. Kam qenë unë ajo që e kam vënë veten në provë". Dhe e ka bërë vërtet, duke thyer të gjitha tabutë, sidomos ato mbi seksin. Në librat e saj, seksin e ka përshkruar me terma të papërdorura më parë në letërsinë e vendit. Për një shoqëri tradicionale si ajo indiane, ku edhe një puthje e shpejtë në publik është një sakrilegj, sjellja e saj ka qenë një revolucion. "Me librat e mi provokoj lexuesit. Për shumë vetë efekti është shkatërrues".
Edukim sentimental
Mesa duket, Shobhaa Dé ka arritur t‘u japë femrave indiane më shumë siguri në aftësitë e tyre. Me librat e saj i ka ndihmuar të formojnë opinione të pavarura, i ka mësuar se si të jenë të djallëzuara dhe të nxjerrin në pah cilësitë fizike. "Nuk jam as aktiviste e as feministe dhe nuk kam prioritete politike. Do ta merrja ashtu siç është (pa nënkuptime) mbrojtjen e një mashkulli, nëse e meriton. Zakonisht femrat janë më të pafavorizuara. Kjo ndodh në të gjithë botën, por më e theksuar është në Indi", shpjegon ajo.
Çuditërisht Shobhaa Dé e ka kritikuar ashpër piemontezen Sonja Gandi, vejushën e ish-kryeministrit Rajiv Gandi, që pas vrasjes së bashkëshortit u bë gruaja më e fuqishme e vendit. "Është me të vërtetë absurde, thotë shkrimtarja, që një komb me më shumë se një milion banorë, ka pasur nevojë të udhëhiqej nga një italiane pa asnjë identitet politik, apo vlera të veçanta intelektuale, vetëm sepse ishte vejusha e dinastisë më të rëndësishme të vendit. Jam me të vërtetë e tronditur. Ajo grua e shihte Indinë nga një helikopter, nga një pamje që s‘kishte lidhje me territorin dhe larg realitetit".
Kjo distancë dallon shumë indianë të shtresave të pasura: të huajt në Indinë e vjetër, rrinë të mënjanuar, nuk përzihen me kaosin, bllokojnë trafikun kur duhet të kalojnë, njohin njerëzit e duhur në polici.
"Nuk dua të fsheh asgjë, por edhe unë përfitoj shumë", pohon Shobhaa Dé. Shkrimtarja që e konsideron veten një grua impulsive, tregon për atë çast kur zbriti nga makina, sepse dhjetëra persona po sulmonin një burrë e një grua dhe po i tërhiqnin zvarrë për flokësh nëpër rrugë. "Po udhëtonim drejt aeroportit dhe nuk u mendova gjatë: zbrita nga makina dhe iu drejtova turmës. Ndonjë herë "botët" e Mumbait kanë përplasje me njëra-tjetrën. Duhet të kesh guxim për të hyrë mes këtyre njerëzve. Atë ditë, fëmijët e mi ishin ulur në sediljen e pasme dhe nuk e kuptonin se ç‘po ndodhte. Fëmijët e familjeve të pasura janë shumë të ftohtë ndaj Indisë së vjetër. Nuk e dinë se si ka qenë në të shkuarën dhe nuk duan t‘ia dinë as tani. Preferojnë ta injorojnë hendekun shoqëror. Por nuk ka kaluar shumë kohë kur në Indi të gjithë njerëzit vuanin nga uria.
Pas pavarësisë, shumë persona ishin të bindur se indianët nuk do të mund t‘ia dilnin mbanë vetëm. Zia e bukës do ta "gjunjëzonte" vendin dhe gjithçka do të shkatërrohej. Para se anglezët ta bashkonin, India ishte e ndarë në principata dhe shtëpi mbretërore, mes kulturave, gjuhëve, besimtarëve dhe kostumeve të ndryshme. "Ende sot, India është një ndjenjë, një emocion", thekson Shobhaa Dé. Bashkëshorti i saj është me origjinë nga Bangladeshi. "Qyteti i tij ishte pothuajse 2000 kilometra larg nga këtu. Nuk kishim asgjë të përbashkët, jetët tona kishin drejtime të ndryshme, para se të njiheshim në vitin 1981. Ushqeheshin ndryshe, kishim kostume të ndryshme, flisnim një tjetër gjuhë. Vetëm besimi na bashkonte dhe natyrisht Bollivudi, feja e dytë më e rëndësishme e këtij vendi".