I sëmuri mendor sulmon gazetarët
Një 65-vjeçar nga Fieri, që njihet si person me probleme mendore, ka dhunuar një grup xhirimi pasditen e së mërkurës. Operatori dhe gazetarja e dhunuar kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë kryer denoncimin, ndërkohë që autori është prangosur pak minuta më pas. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak metra larg Bashkisë së Fierit, rreth orës 16:30 të së mërkurës, kur Prishtina Baçinozi, gazetare dhe Ilir Trifoni, operator, të dy punonjës të Tv lokal "AVN+63", kanë qenë duke mbledhur një bllok intervistash nga kalimtarë të rastësishëm. Ndërsa grupi i xhirimit gjurmonte të intervistuarit, Hajri Koçiu, 65 vjeç, u është afruar dhe pasi i ka sharë, ka sulmuar fillimisht operatorin dhe më pas gazetaren. Të dy punonjësit e medias mësohet se janë dhunuar barbarisht. Ata kanë marrë plagë në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Paralizimi i dhunuesit është bërë pak minuta më vonë, falë ndërhyrjes së shefit të krimeve të Komisariatit të Fierit, Pandi Gjoni.
Ma.Tr.
Ma.Tr.