E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezik per nje recension si ne vitet30

Shefja e FMN, Christine Lagarde shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e krizës europiane. Sipas saj rreziku i recesionit do të jetë i njëjtë si ai i viteve ’30. Në një diskutim në Departamentin amerikan të shtetit, kreu i FMN, Lagarde ka deklaruar se nëse komuniteti ndërkombëtarë nuk do të punojë i bashkuar rreziku do të jetë një recession, një rritje e proteksionizmit dhe isolimit.

Për Lagarde, kjo është saktësisht ajo cfarë ka ndodhur në vitet 1930 dhe ajo cka solli më pas nuk është ajo cka ne dëshirojmë të shohim sot, ka thënë ajo. Kriza e borxhit europian po shtohet në atë pikë sa që nuk do të mund të zgjidhet nga një grup vendesh, ka shtuar numri një i institutit të Uashingtonit. Sipas ish ministres franceze, nëse do të mungojë një bashkëpunim , atëherë do të gjendemi përballë një situate shumë të ngjashme si ajo e viteve 30, më parë se të shpërthente lufta e dytë botërore.

Praktikisht, imuniteti nga kriza nuk ekziston për asnjë vend, as për ekonomitë e varfëra e as për ato emergjente dhe nuk diskutohet për ekonomitë e pasura, ka theksuar Lagarde. Drejtoresha e FMN, ka kujtuar edhe një herë se ky përshkallëzim i përkeqësimit të ekonomive duhet të na deryrojë të fokusohemi sa më parë në atë se cfarë duhet të bëjmë. Shtetet duhet të shmangin proteksionizmin, nuk duhet të izolohen ashtu sikurse vepruan 80 vite më parë ka thënë Christine lagarde. Opinioni ekonomik botëror është pessimist, me mundësi të forta për një përkeqësim të mëtejshëm dhe deficite të larta që kërcënojnë financat publike.

I vetmi përjashtim sipas Lagarde mund të shfaqet nga ekonomitë emergjente dhe ato aziatike, të cilat kanë qenë të goditura gjatë viteve 90. Kjo eksperiencë mund të ndihmojë në menaxhimin sa më të mirë situate të tilla dhe të shërbejë si një spunto edhe për Kontinentin e Vjetër, ka deklaruar Cristine Lagarde, në diskutimin e saj në Departamentin e Shtetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›