Vendimi i ERE, Ksera: Familjet në nevojë do të vazhdojnë të kompensohen
Familjet në nevojë do të vazhdojnë që të marrin ndihmë ekonomike për energjinë elektrike. Edhe pse nuk pati rritje të çmimit të energjisë elektrike, ministri i Punës Spiro Ksera deklaroi se disa grupe të veçanta do të përfitojnë kompesimin e energjisë elektrike deri në 640 lekë.
Ministri Ksera përshëndeti vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për vendimin e marrë.
Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët të paktën për 3 vjet.
Kështu qytetarët do të vijojnë të paguajnë 7.7 lek deri në 300 kw dhe nëse kalojnë kufirin mbi 300 kw, pagesa do jetë 13,5 lek.