Rreziku berthamor ne Japoni Amano Do te kapercehet

Bilanci i viktimave në Japoni arrin në 9079 të vdekur e 12645 persona janë shpallur të zhdukur. Shpresat mbeten të pakta ndërsa vazhdojnë përpjekjet për shmangien e një katastrofe bërthamore dhe në Daichi Fukushima. Tymi dhe avulli nga reaktorët e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami në centralin bërthamor Fukushima në Japoni përbëjnë sërish arsye për shqetësim.
Ndërsa situata në reaktorin mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet". Amano megjithate shtoi se duhet të rishqyrtohet roli i agjencisë në sigurinë bërthamore. Punonjësit në Fukushima përpiqen të ftohin reaktoret për të shmangur rrezatimin e lartë, ndërsa inxhinerët arritën t'i lidhin kabllot e energjisë elektrike te reaktorët.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se radioaktiviteti në ushqim është më i madh se'ç mendohej më parë. Policia ka thënë se mbi 8.900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami, ndërsa 12.600 të tjerë konsiderohen të zhdukur.