Rreziku i një analfabetizmi të ri
1. Kongresi i Alfabetit
Jemi në përvjetorin e njëqindtë të Kongresit të Alfabetit të sotëm, me të cilin shkruajmë, dixhitojmë, radhisim e faqosim mendimet, idetë, informacionet, ndjenjat, kujtesën individuale e kolektive.
Alfabeti ynë është bërë këso ditësh pjesë e mbamendjes (memories) dhe e përbashkësisë tonë kulturore, arsimore. Shkrimi, shtypshkrimi e tash dhe dixhitalizimi, janë komponentë integralë të ekzistencës e veprimtarisë sonë zhvillimore, etniko-linguistike, sociale, kulturore e politike.
Për shekuj me radhë u detyruam të jetojmë në kushtet e një ndalese të imponuar të kulturimit e vetëkulturimit, sa nga okupuesit më shumë se 500-vjeçarë, me synime të qarta shkombëtarizuese, sa nga politikat mosdashamirëse të fqinjëve, me synime territoriale ndaj vendit tonë, po jo më pak edhe nga një shumicë e konsiderueshme e faktorit intelektual të atëhershëm, që mbas shekullit XV u korruptua deri në atë masë sa na çoi në "zgrip" të mosqenies.
Falë rilindësve të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare, që me thirrje e veprime vetëmohuese zgjuan ndërgjegjen tonë të "vdarur", më 1908 Kongresi i Manastirit bekoi alfabetin e shumëpritur të shqipes, duke mundësuar që katër vjet me vonë, në Vlorë, Pavarësia të shkruhej me alfabetin tonë.
Aprovimi dhe aplikimi i dizenjës alfabetike të Preng Doçit nga shoqëria "Bashkimi" e më pas më 1908 në Manastir nga kongresmenët e alfabetit, me kontributin e Gjergj Fishtës dhe gjuhëtarëve të kohës, kurorëzoi një vepër-aspiratë të lëvizjes së Rilindjes kombëtare dhe hapi një punë të jashtëzakonshme për zhdukjen e injorancës dhe analfabetizmit shekullor.
U deshën njëqind vjet me radhë, deri në ditët e sotme, që analfabetizmi i pranishëm të ndëshkohej si rrallë dukuri tjetër e prapambetjes në mënyrë të vrullshme e të pandërprerë, falë dëshirës së paqarkueshme me fjalë të shqiptarëve për dije, aq dhe përpjekjeve të intelektualëve të çdo periudhe. Në këtë kontekst, edhe komunizmi, me mbrapshtitë e tij të pajustifikueshme përballë historisë sonë, luftën kundër analfabetizmit nuk e toleroi asnjëherë, përkundrazi e reduktoi në një masë të admirueshme dhe të krahasueshme me vendet e tjera.
Nëse më 1438 Johann Gutenberg u mahnit vetë, njëkohësisht mahniti botën me shpikjen e tij, duke e revolucionarizuar shkrimin dhe librat nga dorëshkrimi në shtypshkrim, kurrë nuk do ta imagjinonte se pesëqind vjet më vonë këtë shpikje të rëndësishme që çoi përpara njerëzimin, një makinë tjetër, e quajtur kompjuter, do ta rudimentonte makinëshkruesen e tij në objekt të kohës së shkuar.
Nëse nga dorëshkrimi në shtypshkrim njerëzimit iu deshën më shumë se dymijë vjet, nga shtypshkrimi te kompjuteri, vetëm pak shekuj.
Ky kohë-shkurtim progresiv dhe njëkohësisht sinjifikativ duhet të shënojë një moment reflektimi për klasën tonë intelektuale, administratorët, institucionet politike arsimore dhe ato private.
2. Sfida e re e "Digital divide"
Kompjuteri, ky univers-makinë e përbotshme, që tash, së bashku me "motorët" transmetues, regjistrues e përpunues, ka marrë frenat dhe kontrollin mbi informacionin, skedimin, librin e gazetashkrimin, ndërtimin e transmetimin e imazheve, pagesave, porosive, kërkimit individual, shkencor, letrar, enciklopedik, shitblerjet, afishimet, reklamimet, komunikimet në tërësi, deri dhe njohjet personale-sentimentale nga njëra faqe e globit në faqen tjetër, praktikisht ndodhet edhe në Shqipëri.
Rrallëkujt i qëllon të mos ketë një celular, axhendë elektronike, lexues muzikor CD, MP3 apo DVD, po edhe të një kompjuteri, falë vetëdifusionit dhe jo vetëm kuriozitetit magjik të kësaj teknologjie. (Për fat, uria natyrale kulturore dhe ajo teknologjike nuk ka ndryshime të dukshme dhe diferenca me atë të vendeve e popujve të zhvilluar apo në zhvillim).
Burokracia shtetërore dhe një pjesë e mirë e intelektualëve sot në Shqipëri operojnë me teknikën e lartë brenda zyrës dhe në një farë mënyre kompjuteri gati është kthyer në një "dhomë" ndihmëse për trurin natyral (megjithëse qytetarit akoma vazhdon t‘i ofrojë shërbime e prodhime të prapambetura).
Nëpër shkolla dhe universitete brenda dhe jashtë vendit, nxënës dhe studentë marrin njohuri, mësojnë e temperohen mrekullisht mirë me teknikat e reja aplikative, që aspirojnë të bëhen pjesë e jetës dhe veprimtarisë përditësore të së nesërmes… Nga ana tjetër, një rrjet i tërë kursesh private, sidomos nëpër qytete e qyteza, ka ngritur një biznes të konsiderueshëm të licencuar ose të palicencuar kundrejt pagesave të kripura, po gjithsesi kontribuojnë në këtë përpjekje të luftës së re antianalfabetike. Një realitet tjetër nxitës në këtë drejtim janë edhe ofertat e punësimeve, krahas kritereve të diplomimit dhe njohjes së gjuhëve të huaja, që kanë mbajtur permanent edhe kriterin e njohjes e përdorimit të kompjuterit.
Por "medalja" ka dhe faqen tjetër: Një pjesë dërmuese shqiptarësh, madje të arsimuar lakmueshëm, por duke pasur njohuri të mangëta ose hiç njohuri për anglishten dhe gjuhët e tjera të teknologjisë së re, kanë mbetur prapa ose më saktë gjenden mjaftueshmërisht të përjashtuar nga kjo dinamikë teknologjike. Ka nga ata që i janë qasur, kanë provuar të "dashurohen a fejohen" me makinën e re të dixhitalizimit, por pa guxuar të "martohen" me të; zmbrapsen të zhgënjyer, mbasi sistemi i operacioneve me "logjikën e disiplinën" e vet nuk i lejon gjithmonë të jenë "sovranë", siç ishin me typeëriter-in.
Përveç tyre, në kategorinë e të përjashtuarve hyjnë edhe shtëpiakët, të moshuarit, të rinj e punëtorë që jetesën e sigurojnë me krah, njëkohësisht duke shpenzuar të gjithë kohën fizike në funksion të saj; hyjnë gjithashtu nxënës apo dhe mësues të shkollave periferike, që deri më tash nuk janë mbuluar qoftë me rrjet interneti, qoftë edhe me distribuim operatorësh të thjeshtë dhe në fund pjesa më e madhe e emigrantëve.
Vëzhgimet dhe sondazhet e herëpashershme kanë vënë në evidencë se inovimi i përditshëm, madje i përhershëm i këtij zhvillimi potent, pothuajse përjashton nga pak e përditë edhe ata që deri diku janë kacavjerrë me disa njohuri teorike e utilitare të ëeb-eve, soft-eve, net-eve, display-ve e screen-eve. Shkurtimisht gjendemi përpara një dukurie të quajtur "digital divide" (ndarje ose veçim dixhital); përkthimi i të cilit në shifra sado të përafërta ose "zbardhje" të situatës aktuale në Shqipëri, na vë përballë një konstatimi të frikshëm: 65-70 për qind e shoqërisë sonë nuk bashkëjeton me këtë progres, gjë e cila paralajmëron se po të mbetemi nën shpresën e vullnetit spontan të një grushti intelektualësh apo burokratësh, një e nesërme jo e largët do të na gjejë përpara një bllokimi mental të parikuperueshëm.
Rreziku i një analfabetizmi të ri, jo i njëllojtë, po jo më pak i rrezikshëm, agresiv e gërryes nga analfabetizmi klasik për shoqërinë tonë, sot është më shumë se evident.
Nëse për vonesat apo ngadalësimet e pajustifikueshme në kohë (problem endemik i yni ndoshta), për gjashtë-shtatë qind vjet me radhë ia kemi ngarkuar fajin mungesës së lirisë etj., sot, në vigjilje të Kongresit të Alfabetit, kujt t‘i qahemi?!