Padi firmave të rrugëve për cilësinë
• ELBASAN - Investimet e ndërmarra së fundmi nga Bashkia e Elbasanit për rikonstruksionin e 3 rrugëve kryesore të qytetit kanë rezultuar të pasuksesshme.
Rrugët që u cilësuan të përfunduara si ajo “Janaq Kilica” dhe rrugë të tjera në qytet do të duhet të rindërtohen, nga e para për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit. Për këtë problem kryebashkiaku, Qazim Sejdini, është shprehur se, “Bashkia Elbasan ka paralajmëruar firmat se do të bëjë një padi ndaj tyre për t’i detyruar që të rinisin edhe një herë punimet në këto rrugë, për t’i kthyer në gjendje optimale dhe sipas standardeve. Nuk mund të inaugurohen rrugë të tilla të cilat kanë pësuar plasaritje dhe ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë pa u sistemuar sipas kontratave të firmosura”. Problemet më të fundit në cilësi që duket se po e ndjekin sektorin e investimeve në këtë bashki kanë qenë dhe pllakat e bulevardit kryesor të qytetit, të cilat kanë rezultuar jashtë standardit. Ato i janë rikthyer firmës ku ishin marrë për t’u zëvendësuar me të tjera, arsye e cila e shtyu inaugurimin nga data e planifikuar. Ndërkohë që problematikë për Qarkun e Elbasanit paraqesin edhe rrugët në zonat rurale të rrethit të Librazhdit. Ky rreth ka mbi 200 km rrugë rurale në kushte aspak të mira, të cilat shpeshherë bëhen burim aksidentesh. “Rrugët janë si mos më keq dhe në çdo moment kemi frikë se mos ndodh ndonjë aksident”, pohojnë shoferët që qarkullojnë në këto rrugë. Mësohet se akset më problematike janë Stacioni i Trenit-kryqëzimi i Rrugës së Dibrës, ku nuk mban përgjegjësi as Bashkia Librazhd dhe as komuna Qendër, si dhe në disa komuna si Togëz-Steblevë, Togëz-Kuturman, Qafë Drizë-Orenjë, Qukës-Stravaj dhe Mirakë-Polis. a.k