Vendorët s’vjelin qiratë e objekteve të shtetit
• BERAT - Qeverisja vendore në Qarkun e Beratit rezulton e pafuqishme për të mbledhur qiratë e 1 mijë objekteve që shfrytëzohen nga subjekte private.
Prefektura e Beratit i ka drejtuar një shkresë qarkut, bashkive dhe komunave që të zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave, nxjerrë më 11 nëntor të vitit të shkuar për të vjelë qiratë në objektet që shfrytëzohen prej vitit 1992. Sipas drejtorit të Degës Shoqërisë Publike Sadik Malasi, janë plot 1000 objekte, mbi të cilat nuk janë vjelë tatimet. “Kjo është absurde, që drejtuesit e qeverisjes vendore janë të pafuqishëm për të mbledhur këto të ardhura që kapin shifrën 150 milionë lekë. Nga kjo shifër, 30 për qind derdhen në arkën e pushtetit vendor, ndërsa 70 për qind në atë të qeverisë. Nuk e kuptojmë këtë veprim të pushtetarëve të cilët i kanë që të gjithë kushtet ligjore për të mbledhur të ardhurat. Drejtuesit e bashkisë apo komunave kanë dhe policinë e tyre apo atë tatimore për t’u ardhur në ndihmë, por askush nuk ka vepruar”, thotë Malasi. Bazuar në ligj, sipas Malasit, nëse pronarët e këtyre objekteve nuk do të shlyejnë detyrimet brenda 30 qershorit 2008, ato do i kalojnë në dispozicion AKKP për kompensim të objektit të shpronësuar. d.xh