"Rreziku i shembjeve në të gjithë Shqipërinë"
Askush nuk garanton për
cilësinë e materialeve të
ndërtimit apo për garantimin
e rregullave të urbanistikës.
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit
ka paditur dje atë që e ka cilësuar
si një rrezik prezent për shembje
të tjera në të gjithë vendin.
"Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve
e konsideron ngjarjen e
rëndë të shembjes së një pallati në
Gjirokastër, duke zënë përfund
banorët e tij, si një paralajmërim të
fundit të shembjes së madhe të
bunkerizimit urban në të gjithë
Shqipërinë, duke na zënë të
gjithëve brenda", shprehet ZMK.
Sipas kësaj organizate, janë me
dhjetëra pallatet që rrezikojnë të
shemben në të gjithë Shqipërinë
si pasojë e hapjes buzë tyre të
themeleve për pallate që ndërtohen
ngjitur me njërit-tjetrin apo
pranë shtëpive ekzistuese për
shfrytëzime maksimaliste të çdo
metri katror të mundshëm. "Kjo
babëzi për metër katror dhe pa respektuar
as ligjet për hapësirat
midis ndërtimeve, as rregullat dhe
as standardet e sigurisë, po rrezikon
të sjellë valë të reja shembjesh
larg qoftë edhe më të dhimshme",
theksojnë drejtuesit e
ZMK-së. Ata kanë shtuar se "në
mes të Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës,
plazheve të Shqipërisë po
ndërtohen godina, duke rrezikuar
shembjen e tyre dhe të godinave
rreth tyre, duke sjellë rreziqe reale
për jetën e qytetarëve shqiptarë.
Askush s‘mund të garantojë sot
cilësinë e betonit, respektimin e
parametrave dhe standardeve që
ndiqen nga ndërtuesit! Askush
s‘mund të garantojë dot praktikat
e miratimit të lejeve të ndërtimit të
godinave që ngrihen në bazë të
kushteve ekstreme apo me forma
të çuditshme, ku maja është më e
gjerë se baza, si e si të shtohet sipërfaqja
për metër katror". Nga ana
tjetër, ZMK ka kërkuar që Prokuroria
dhe Inspektorati Teknik të fillojnë
hetimet jo vetëm për rrënojat
e pallatit të Gjirokastrës, por për
të gjitha ato ndërtime të dyshimta,
që po gëlojnë në të gjitha anët e
Shqipërisë.
cilësinë e materialeve të
ndërtimit apo për garantimin
e rregullave të urbanistikës.
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit
ka paditur dje atë që e ka cilësuar
si një rrezik prezent për shembje
të tjera në të gjithë vendin.
"Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve
e konsideron ngjarjen e
rëndë të shembjes së një pallati në
Gjirokastër, duke zënë përfund
banorët e tij, si një paralajmërim të
fundit të shembjes së madhe të
bunkerizimit urban në të gjithë
Shqipërinë, duke na zënë të
gjithëve brenda", shprehet ZMK.
Sipas kësaj organizate, janë me
dhjetëra pallatet që rrezikojnë të
shemben në të gjithë Shqipërinë
si pasojë e hapjes buzë tyre të
themeleve për pallate që ndërtohen
ngjitur me njërit-tjetrin apo
pranë shtëpive ekzistuese për
shfrytëzime maksimaliste të çdo
metri katror të mundshëm. "Kjo
babëzi për metër katror dhe pa respektuar
as ligjet për hapësirat
midis ndërtimeve, as rregullat dhe
as standardet e sigurisë, po rrezikon
të sjellë valë të reja shembjesh
larg qoftë edhe më të dhimshme",
theksojnë drejtuesit e
ZMK-së. Ata kanë shtuar se "në
mes të Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës,
plazheve të Shqipërisë po
ndërtohen godina, duke rrezikuar
shembjen e tyre dhe të godinave
rreth tyre, duke sjellë rreziqe reale
për jetën e qytetarëve shqiptarë.
Askush s‘mund të garantojë sot
cilësinë e betonit, respektimin e
parametrave dhe standardeve që
ndiqen nga ndërtuesit! Askush
s‘mund të garantojë dot praktikat
e miratimit të lejeve të ndërtimit të
godinave që ngrihen në bazë të
kushteve ekstreme apo me forma
të çuditshme, ku maja është më e
gjerë se baza, si e si të shtohet sipërfaqja
për metër katror". Nga ana
tjetër, ZMK ka kërkuar që Prokuroria
dhe Inspektorati Teknik të fillojnë
hetimet jo vetëm për rrënojat
e pallatit të Gjirokastrës, por për
të gjitha ato ndërtime të dyshimta,
që po gëlojnë në të gjitha anët e
Shqipërisë.