Lëkundje tërmeti, nuk ka të lënduar
Qyteti i Librazhdit ka regjistruar
lëkundje tërmeti në orët
e mbrëmjes së të shtunës.
Nga të dhënat e marra prej
autoriteteve vërtetohet se, fatmirësisht,
nuk janë shënuar
të lënduar apo dëme materiale.
Instituti i Gjeoshkencave
njoftoi se lëkundjet janë ndjerë
edhe në qytetin e Elbasanit.
Janë rikthyer sërish
lëkundjet e forta të tërmetit
në qytetin e Librazhdit. Nga
lëkundjet që u regjistruan
mbrëmjen e së shtunës,
rreth orës 23:35 minuta nuk
janë shënuar dëme materiale,
përveç një paniku të
përhapur te banorët. Nga
burime të rrjetit sizmologjik
të Institutit të Gjeoshkencave,
mësohet se lëkundjet kanë
qenë me magnitudë 3.8
gradë të shkallës Rihter dhe
intensiteti në epiqendër 5
ballë. Sipas të njëjtave
burime, kjo është një zonë
aktive dhe lëkundjet mund
të vazhdojnë, por me një intensitet
më të vogël nga ato
që u regjistruan mbrëmë,
dhe nuk do të ketë rrezik.
Lëkundjet e tërmetit janë
ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit,
ku intensiteti i
lëkundjeve ka qenë prej 4
ballësh, por nuk ka pasur
dëme materiale. Ky tërmet
pason atë të rënë dy javë
më parë, po në këtë zonë,
ku për 90 minuta u ndien 5
lëkundje.
lëkundje tërmeti në orët
e mbrëmjes së të shtunës.
Nga të dhënat e marra prej
autoriteteve vërtetohet se, fatmirësisht,
nuk janë shënuar
të lënduar apo dëme materiale.
Instituti i Gjeoshkencave
njoftoi se lëkundjet janë ndjerë
edhe në qytetin e Elbasanit.
Janë rikthyer sërish
lëkundjet e forta të tërmetit
në qytetin e Librazhdit. Nga
lëkundjet që u regjistruan
mbrëmjen e së shtunës,
rreth orës 23:35 minuta nuk
janë shënuar dëme materiale,
përveç një paniku të
përhapur te banorët. Nga
burime të rrjetit sizmologjik
të Institutit të Gjeoshkencave,
mësohet se lëkundjet kanë
qenë me magnitudë 3.8
gradë të shkallës Rihter dhe
intensiteti në epiqendër 5
ballë. Sipas të njëjtave
burime, kjo është një zonë
aktive dhe lëkundjet mund
të vazhdojnë, por me një intensitet
më të vogël nga ato
që u regjistruan mbrëmë,
dhe nuk do të ketë rrezik.
Lëkundjet e tërmetit janë
ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit,
ku intensiteti i
lëkundjeve ka qenë prej 4
ballësh, por nuk ka pasur
dëme materiale. Ky tërmet
pason atë të rënë dy javë
më parë, po në këtë zonë,
ku për 90 minuta u ndien 5
lëkundje.