Sekuestrohen ushqime të skaduara në Fier, gjobiten me 100 mijë lekë tregtarët
këtij qyteti. Kontrollet kanë kapur në shkelje marketet larg zemrës së qytetit, megjithatë ende kontrollet nuk kanë referuar se produkte të tilla shiten edhe në qendër apo vende të tjera.
Sipas inspektorëve të higjienës, në lagjet ku janë kontrolluar pikat e tregtimit të ushqimeve, janë kapur në shkelje disa tregtarë, të cilët shisnin mallra të skaduara, apo shumë pranë afatit të skadencës. Subjektet janë gjobitur, ndërkohë që Drejtoria e Higjienës bën apel për qytetarët që të kontrollojnë produktet që blejnë si dhe ti ruajnë e konsumojnë ato sipas standardeve të kërkuara që zakonisht shkruhen në etiketat e tyre.
Specialistët kanë kontrolluar kryesisht për datat e skadencave për pijet freskuese, si dhe ushqimet e shportës së përditshme. Nga këto kontrolle të ushtruara ka rezultuar se në dyqanet e lagjeve periferike vazhdonin të tregtoheshin produkte ushqimore të skaduara dhe shumë afër datës së skadencës. Specialistët menjëherë kanë marrë masa për bllokimin e produkteve të skaduara, si dhe i kanë gjobitur pronarët e tyre me gjoba që variojnë nga pesë mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra.
Kukës, strategji e re kundër punës së zezë
Shtimi i rasteve të informalitetit në punë dhe puna e zezë, ka bërë që Drejtoria Rajonale e Punësimit në Kukës të kërkojë bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe atyre private, me qëllim që ky fenomen të frenohet. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka paraqitur strategjinë e tij për këtë qëllim e cila synon uljen e shkallës së informalitetit në punë. Zyra e Punësimit prioritet kryesor ka limitimin dhe dhënien stop punës së zezë që kryhet kryesisht në biznese, por dhe nëpër institucione shtetërore apo organizma OJF ku ka punonjës që punojnë të pasiguruar, tha Merita Brati, drejtoreshë e Zyrës së Punës. Gjatë këtij takimi të realizuar, kanë qenë të pranishëm drejtues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore të cilët kanë dalë me një përfundim të përbashkët, atë të ushtrimit të presionit sidomos tek subjektet private aty ku dhe numri i punëtorëve është më i madh. Veç kësaj, përmes kontrolleve të vazhdueshme të evidentohet numri i personave që trajtohen me pagë por nuk përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.