Gjashtepikeshi dhe integrimi i Mitrovices
Nga Edona Peci
Banoret serbe te qytetit te Mitrovices duhet te heqin dore nga kembengulja e tyre per zbatimin e planit 6-pikesh te Kombeve te Bashkuara per policine, gjykatat, doganat dhe te tjera, ne menyre qe te lehtesojne integrimin e pjeses veriore te qytetit si dhe funksionimin e institucioneve shteterore atje. Keshtu thone perfaqesues te pushtetit lokal te Mitrovices, te cilet thone se, nder te tjera, idete e serbeve per zbatimin e planit 6-pikesh te OKB-se mbeten nje pengese ne integrimin e tyre ne shoqerine kosovare.
Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, e quan te vdekur planin 6-pikesh, por kerkon dhe mbeshtetjen e institucioneve nderkombetare dhe ate te pushtetit qendror per ta bindur popullaten serbe per kete gje.
"Nuk kane zgjidhje tjeter. Ata do te mundohen maksimalisht qe nepermjet planit 6-pikesh te jene faktore vendimmarres, por realisht ata duhet te dine se Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran dhe se plani 6-pikesh eshte i pazbatueshem", thekson Rexhepi.
Opozita kosovare, nderkaq, vlereson se perpjekjet e qeverise se Kosoves, sikurse edhe ato te bashkesise nderkombetare, per te shtrire autoritetin ne veri, nuk kane qene te mjaftueshme.
Nenkryetari i pare i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Berim Ramosaj, vlereson se per te mundesuar rifunksionalizimin e teresishem te institucioneve te caktuara ne veri, duhet te ekzistoje nje vendosmeri me e madhe e faktorit vendor dhe nderkombetar.
"Sikur te ishte bashkesia nderkombetare, ne fillim UNMIK-u dhe tani EULEX-i, apo edhe qeveria e Kosoves, me e vendosur ne respektimin e ligjit, mendoj se edhe bashkesia serbe do te integrohej shume shpejt, sepse e kishin pare se nuk kane rruge tjeter pervec respektimit te ligjit dhe shtetit juridik", tha Ramosaj. Ai vlereson se pjese e gabimeve, sic i quan ai, qe mekanizmat vendore dhe nderkombetare jane duke bere ne veri, eshte dhe qasja ndaj planit 6-pikesh te OKB-se, si dhe interpretimi i ketij plani tek banoret e Kosoves ne pergjithesi. "Bashkesia nderkombetare eshte duke luajtur me dy opsione. Per pjesen shqiptare, ku funksionojne ligjet dhe Kushtetuta e Kosoves, thuhet se nuk ka plan 6-pikesh, ndersa per pjesen veriore dhe komunat e banuara me shumice serbe, thuhet ne vazhdimesi se ekziston plani 6-pikesh", shprehet Ramosaj.
Udheheqesit e banoreve serbe te pjeses veriore te Kosoves, ndonese nuk e dine se cka realisht permbajne gjashte pikat e planit te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, theksojne nevojen e zbatimit sa me pare te ketij plani. Kryetari i Keshillit Ekzekutiv te Keshillit Nacional Serb per Mitrovicen, Nebojsha Jovic, konsideron se puna e pare qe duhet bere, eshte njoftimi i qytetareve me permbajtjen dhe masat e parapara me kete plan. "Te them te verteten, nuk e di realisht se si eshte ai plan dhe sa mund te realizohet ne terren, ndersa me e keqja eshte se askush nga ne nuk e di se cfare ka ne ate plan", thote Jovic, duke theksuar se problemet mund te zgjidhen me marreveshjen ne mes te perfaqesuesve te shqiptareve dhe serbeve. Ai mendon se me masat e parapara ne kete plan, zbatimi i te cilit, sic mendon ai, nuk ka filluar ende, duhet te njihen jo vetem nga njerezit qe merren me politike, por edhe qytetaret e thjeshte. "Cdo plan, pavaresisht se nga cila ane vjen, duhet te jete i mire per te dyja anet, kuptohet edhe per bashkesite e tjera, te cilat jetojne ne Kosove", thote Jovic.
Plani 6-pikesh i OKB-se per rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare ne Kosove percakton aranzhime te reja per fushat si policia, doganat, gjyqesia, transporti e telekomunikacioni dhe te tjera. Prishtina zyrtare ka hedhur poshte kete plan, ndersa Beogradi zyrtar vazhdon te kembengule ne zbatimin e tij.