E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ridimensionimi i Kartes "Adriatik 3"

Nga Sali Berisha, Kryeminister

Duke shprehur kenaqesine e madhe per ridimensionimin e Kartes "Adriatik 3", une shpreh bindjen se kjo Karte, si nje element thelbesor i perpjekjeve te kombeve tona per t'u anetaresuar ne NATO, eshte bere gjithashtu nje faktor jashtezakonisht i rendesishem i bashkepunimit te gjithanshem miqesor midis vendeve dhe kombeve tona.

Eksperienca e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise ne Karten "Adriatikut 3" eshte nje eksperience shume pozitive. Ndaj dhe une shfrytezoj rastin per t'i shprehur mirenjohjen me te thelle, qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Presidentit te SHBA-ve, te cilet themeluan ne Tirane Karten "Adriatik 3" dhe tani e ridimensionuan ate me dy vende te tjera mike dhe shpresoj qe se shpejti, do te arrije te zgjerohet edhe me Kosoven dhe vende te tjera.

Karta e Adriatikut u shnderrua ne nje element me te cilin kombet dhe vendet tona ia dolen te realizojne, nje nga projektet me madhore te historise se tyre, projektin e integrimit ne NATO.

Integrimi ne NATO eshte nje moment kulmor per cdo vend, por integrimi ne NATO per vendet tona, te cilet ne tere historine e tyre kane perjetuar probleme madhore te sigurise, eshte disa here me kulmore se sa per vendet e tjera. Integrimi ne NATO per ne, eshte liri e sigurt, eshte e ardhme e sigurt. Ndaj edhe njehere shpreh mirenjohjen me te thelle, te gjithe atyre qe bene te mundur qe Shqiperia te marre ftesen per anetaresim ne NATO dhe te anetaresohet ne Samitin e ardhshem ne Strasburg-Keln, ne prill te ketij viti. Ne vecanti dua t'i shpreh nje mirenjohje qeverise se SHBA-ve, qe mbajti gjalle parimet mbi te cilat NATO u themelua, frymen e Presidentit Truman, themeluesit te kesaj organizate qe e mbrojti NATO-n nga cdo lloj lodhjeje, zgjerimi dhe udhehoqi procesin e zgjerimit te saj ne nje proces suksesi te madh, per kombet te cilat deri pak vite me pare, kishin qene ne kampe te tjera, kishin qene ne armiqesi me NATO-n.

Nje mirenjohje te vecante dua t'i shpreh ketyre qeverive te vendeve anetare te NATO-s, parlamenteve, senateve, kryetareve te shteteve, kryetareve te qeverive per besimin e madh qe kane deshmuar te Shqiperia, per ratifikimin ne nje kohe rekord te Protokolli te Anetaresimit te saj ne NATO. I tere ky besim, ju garantoj, se do te shnderrohet per ne ne nje pergjegjesi me te madhe, ne menyre qe vlerat e perbashketa te qendrojne ne themelet e Aleances dhe qe kombet tona te njohin konsolidim te vazhdueshem ne Shqiperi.

Z. Sekretar i Pergjithshem i Asamblese Parlamentare,

Dua t'ju shpreh ju, Kryetarit te Asamblese Parlamentare dhe te gjithe anetareve te Asamblese Parlamentare te NATO-s mirenjohjen dhe respektin tim me te thelle. Krahu parlamentar i NATO-s ka qene avangarda e zgjerimit te tij. Zoti Sekretar i Pergjithshem nuk do te harroj asnjehere rezolutat e miratuara per Shqiperine dy vjet me pare ne Paris, nderkohe kur per ftesen dhe anetaresimin e vendit tim kishte nje skepticizem te perhapur, por jo ne Asamblene Parlamentare. Ne Asamblene Parlamentare kishte nje vizion, nje entuziazem dhe nje mbeshtetje jashtezakonisht te madhe. Deshmitari i kesaj mbeshtetje u bera ne Rekiavik ku une pata rastin t'i adresoj Asamblese Parlamentare te NATO-s dhe u riktheva ne vendin tim shume me i motivuar dhe me besim me te madh, se endrra e shqiptareve do te shnderrohet ne realitet dhe se parlamentaret e te gjitha vendeve anetare te NATO-s, do ta mbeshtesin Shqiperine ne kete projekt. Dhe fakti eshte se parlamentet e vendeve anetare e deshmuan mbeshtetjen e tyre, duke ratifikuar brenda 6 muajsh Protokollin per Anetaresimin e Shqiperise ne NATO, por ne kete ratifikim parlamentar, nuk ka dyshim qe edhe anetaret e delegacioneve parlamentare te vendeve anetare te NATO-s ne Asamblene Parlamentare, kane luajtur rol kryesor. Edhe njehere mirenjohjen time me te thelle ndaj Asamblese Parlamentare te NATO-s.

Zonja dhe Zoterinj,

I gjithe ky besim dhe bashkepunim me Karten "Adriatik 3" ka qene nje motivim i madh per qeverine time dhe nje force e madhe shtytese, per te proceduar me reforma te gjithanshme, reforma te cilat duhet te zgjeronin dhe te konsolidonin lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare dhe te minoriteteve, reforma te cilat duhet te shembnin murin e krimit te organizuar dhe korrupsionit, qe kishin veshtiresuar progresin e vendit tim drejt NATO-s, reforma te cilat duhet te zgjeronin standardet e lirise se tregut, sikunder konsensusin politik per problemet madhore te vendit.

Ne nje hark te shkurtet kohor, ne kuadrin e Kartes "Adriatik 3" dhe perpjekjeve per anetaresimin ne NATO, Shqiperia me nje lufte zero tolerance ndaj krimit te organizuar ia doli te shnderrohet ne nje nga vendet me te sigurta ne rajon dhe me gjere.

Treguesit e kriminalitetit ne vendin tim jane sot, qartesisht nen mesataren e vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Disa raporte te fundit lidhur me trafikun e droges dhe te qenieve njerezore, ndonese ato mbeten dhe persistojne, serish jane inkurajuese sepse bejne fjale per rezultate substanciale dhe ne keto drejtime jane zakonisht te rendesishme.

Shqiperia ka perjetuar nje korrupsion sistemik, lufta ndaj te cilit perbente nje perparesi absolute madhore te qeverise sime. Ne kater vite ne ia kemi dale te shkeputemi nga grupi i 24 vendeve me te korruptuara te planetit dhe te leme pas 95 vende te botes.

Ne luften kunder korrupsionit Shqiperia arriti me nje reforme te thelle fiskale, duke nxjerre administraten jashte konfliktit te interesit, duke privatizuar te gjithe sektoret madhore te ekonomise dhe nje seri reformash te tjera, qe te kete ne kater vjet pothuajse 2-fishin e buxhetit katervjecar te meparshem, c'ka i dha mundesi vendit te ndermarre nje rindertim teresor te infrastruktures, reforma te thella ne arsim dhe ne fusha te tjera.

Disa projekte kane qene te nje rendesie te vecante. Ne fituam pragun e "Millennium Challenge Acount Corporation" dhe ne kuader pragut u realizuan tre projekte te rendesishme; regjistrimi elektronik i biznesit, taksa elektronike dhe prokurimi elektronik, te cilat kane luajtur nje rol jashtezakonisht te rendesishem ne luften tone kunder korrupsionit.

Korrupsioni eshte nje kancer, i cili duhet te luftohet cdo dite, cdo ore dhe cdo muaj. Nga eksperienca shqiptare une mund t'ju them se lufta kunder tij eshte jetike, para se gjithash, per konsolidim e lirive dhe te drejtave te qytetareve, eshte jetike per funksionimin e shtetit te se drejtes, si dhe perben nje leve vertete te fuqishme per te luftuar varferine dhe mjerimin ne vendet tona. Perpjekje te medha dhe serioze kemi bere per permiresimin e klimes se biznesit dhe lirise se tregut. Shqiperia, nepermjet nje reforme te vendosur, ia doli te kete barren me te ulet fiskale ne Evrope dhe te thjeshtoje shume procedurat burokratike.

Ne dhjetor dhe janar te ketij viti, ne kemi firmosur 3.5 miliarde euro kontrata koncesionare ne fushen e energjise dhe fusha te tjera. Te gjitha keto jane firmosur ne nje kohe krize. E pyes veten se cila do te ishte Shqiperia jashte saj, ndaj dhe ne ndjekim me padurim permiresimin dhe daljen e ekonomise boterore nga kriza.

Bashkepunimi me forcat politika ka qene nje faktor jashtezakonisht i rendesishem dhe qe ka bere te mundur progresin ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Se bashku me opoziten ne kemi ndermarre reforma shume te rendesishme ne fushen e drejtesise, kemi marre reforma te medha Kushtetuese dhe zgjedhore, te cilat vertete premtojne per standarde te nje niveli me te larte demokracie ne Shqiperi.

Ne po shkojme drejt zgjedhjeve dhe dua te shfrytezoj kete rast per t'ju siguruara ju se qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka njohur ndonjehere, per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ju ftoj ju dhe vendet tuaja, qe te sillni vezhgues dhe ne do te perpiqemi me te gjitha mjetet tona te nderojme, ne radhe te pare qytetaret shqiptare, por te nderojme edhe miqte tane per besimin e tyre ndaj Shqiperise, shqiptareve dhe demokracise shqiptare.

(*) Fjala e mbajtur sot me 23 Shkurt 2009, ne punimet e konferences me teme "Integrimi euro-atlantik dhe sfidat e sigurise ne Ballkanin Perendimor", te organizuar nga Kuvendi i Shqiperise, ne kuader te Kartes se Adriatikut


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›