E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta e integrimit, Haxhinasto: Pakt kombëtar për aderimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Test dhe për opozitën

17-09-2011 / Gazeta 55

Zv/kryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në një konferencë për shtyp, e cilësoi të rëndësishme mbledhjen sa më parë të tryezës së integrimit. Kjo tryezë sipas tij do të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit. “Është e rëndësishem të mblidhet sa më parë tryeza e integrimit, e cila të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit, që përmban veprimet dhe ligje, që duhen miratuar në mënyrë prioriteter”- u shpreh Haxhinasto. Në këtë drejtim ai u ndal tek mesazhet e Bashkimit Evropian, që siç u konfirmua edhe nga vizita e dy minsitrave të Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, theksohet nevoja e arritjes së një pakti për integrimin. “Është e nevojshme që Bashkimi Evropian, të marrë vendim pozitiv në opinonin që do të japë në tetor të këtij viti”- nënvizoi ndër të tjera Haxhinasto.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›