Rreziku nga epidemitë, bashkia nis pastrimin e shtratit të Osumit
ku ujërat e tij merrnin me vete edhe ujërat e zeza në qytet, bashkia e Beratit ka hartuar një plan për pastrimin e tij nga shkurret, alujonet dhe hedhjen e mbetjet e ngurta nga biznese apo individ të ndryshëm. Gjatë javëve të fundit prurjet e lumit janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa nuk mungon dhe devijimi i shtratit të lumit, devijim i cili nuk merr më me rrjedhën e tij dhe për pasojë edhe ujrat e zeza, të shumë lagjeve të qytetit kanalet e mëdhenj e kolektorët e nëndheshëm derdhen në lumë. Masa për pastrimin e këtij segmenti të lumit Osum erdhi edhe si pasoj ankesave nga banorët dhe instancat e tjera shëndetësore. Ngrohja e temperaturave gjatë ditëve të fundit nxori në pah rrezikun e përhapjes së epidemive, ndërkohë që në shëtitoren në anë të lumit tashmë është e pamundur të kalohet për shkak të erës së keqe që përhap kudo edhe infeksion tek banorët e këtij qyteti. Nga inspektimet që zyra e shërbimeve pranë bashkisë ka bërë në lagjen Goricë në krah të së cilës kalon dhe Osumi ka rezultuar se ujrat e zeza në një gjatësi të konsiderueshme nuk përfshihen më rrjedhën e lumit për shkak të ndryshimit të rrjedhës të shtratit të lumit, por dhe pakësimit të prurjeve ka ndikuar ndjeshëm. Ujrat e zeza derdhen lirshëm mes Osumit, lum i cili ka devijuar shtratin e tij. Në këto kushte zyra e shërbimeve pranë bashkisë së qytetit të Beratit ka hartuar menjëherë një plan masash për ti paraprirë përhapjes së epidemive tashmë me ardhjen e ditëve të ngrohta. Burime pranë kësaj zyre bëjnë me dije se ka nisur dje pastrimi i shtratit të lumit Osum nga alujonet e shumta gjë e cila do të bëjë edhe devijimi i tij. Një bashkëpunim mes Bordit të Kullimit në këtë qytet dhe bashkisë ka bërë të mundur nisjen e punës për pastrimin e shtratit të lumit. Bashkia e Beratit mësohet se ka marrë përsipër pagesën për rreth dy mijë litra karburantë, ndërkohë që Drejtoria e Bordit të Kullimit ka vënë në punë mjetet e saj dhe tashmë ka filluar puna për pastrimin e shtratit të Osumit. Situata paraqitet mjaft e rënduar nga godina e Ndërmarjes së Gjelbërimit deri në lagjen Goricë ku në të gjithë këtë shtrirje Osumi ka devijuar shtratin e tij çka ka bërë që ujrat e zeza të derdhen lirshëm dhe vënë në rrezik shëndetin e banorëve që jetojnë në lagjen 22 Tetori dhe Goricë.
A. Shehu