E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet në gatishmëri për festa

Edhe për ditët e festave Qendra Spitalore "Nënë Tereza" do te jete ne gatishmëri për te përballuar urgjencat dhe ndërhyrjet e paplanifikuara. Sipas një grafiku te detajuar për çdo repart, pediatri, kardiologji, djegie plastika apo kirurgji, janë planifikuar mjeke roje dhe infermiere te cilët do te përballojnë vizitat dhe urgjencat ne ditët e festave. Ndërsa mjeket e tjerë, shefat e shërbimit dhe drejtuesit e Qendrës Spitalore janë urdhëruar te mos mbyllin telefonat për çdo rast te jashtëzakonshëm. Ne ditët e festive qendra spitalore ka pezulluar te gjithë operacionet, me përjashtim te rasteve urgjente dhe atyre te paplanifikura. Po ashtu edhe urgjenca e tiranes do te jete ne gatishmëri për te përballuar çdo problem shëndetësor qe do te kenë kryeqytetasit ne ditët e ndërrimit te viteve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›