Votim i rendesishem rajonal ne mesin e krizes institucionale
Zgjedhjet rajonale qe mund te jene vendimtare per te ardhmen e Belgjikes h zhvilluan dje ne kete vend te perfshire qe nga zgjedhjet legjislative te qershorit te vitit 2007 nga nje krize institucionale qe vendos perballe njeri-tjetrit flamandet dhe frengjishtfolesit. Ne perfundim te ketij votimi, bisedimet per nje decentralizim te ri te shtetit belg i kerkuar nga Flandra (ne veri) pritet te nxiten nga partite e te dy komuniteteve te medha, pas dy vjetesh bllokimi. Konkretisht, zgjedhesit belge ishin thirrur te rinovojne asamblete e gjashte entiteteve te tyre federale. Tre rajonet, Flandra, Valonia dhe Brukseli, kane pushtete kryesisht ne fushen e menaxhimit te territorit, te banimit, ambientit ose te ekonomise dhe kane te perbashket me qeverine federale pushtete te tjera si punesimi. Asamblete e tre komuniteteve gjuhesore, holandishtfoles, franceze dhe gjermanishtfoles, i zgjidhin vete ceshtje kulturore, sportive dhe te arsimit. Ky sistem kompleks, i dale nga dekada perplasjesh mes komuniteteve, e ka bere mbreterine e Belgjikes, dikur unike, gradualisht nje shtet federal duke filluar nga vitet 1970. Megjithate, statukuoja eshte vene ne dyshim nga 6,2 milione flamande holandishtfoles, te cilet perbejne 60 per qind te popullsise dhe me te pasurit nder bashkeqytetaret e tyre qe flasin frengjisht dhe qe kerkojne edhe me teper autonomi. Flandra kerkon nje sovranitet me te madh ne fushen fiskale dhe sociale, gje qe kundershtohet nga frankofonet. Kriza ekonomike, me kercenimet per uzinat e automobilit ne Flander dhe per banken flamande KBC, ka ndihmuar ne zbutjen, te pakten perkohesisht, te kerkesave te tyre per identitet.
Sipas sondazheve, tre partite e medha tradicionale flamande, te krishtere-demokrate te CDV-se, liberale te VLD-se dhe socialiste te SPA-se qe formojne koalicionin ne pushtet ne Flander dhe jane me te moderuarit ne kerkesat e tyre per autonomi, mendohet te mbajne ende shumicen. Por, tre grupimet me te ashpra, Vlams Belang (ekstremi i djathte), NVA (e djathte nacionaliste) dhe Lista Dedecker (populiste dhe konfederaliste) mendohet te marrin te pakten nje te tretat e votave. Per sa i takon pjeses frankofone, sondazhet parashikojne nje hapje per ekologjistet (Ecolo), rreth 20 per qind qe do t'i vendoste ne pozicionin e arbitrit ne dem te centristeve te CDH-se. PS-ja, per nje kohe te gjate dominuese, eshte perfshire nga nje sere skandalesh politiko-financiare dhe liberalet e MR-se shpresojne te marrin me teper vota se ajo, gje qe mund t'u beje te mundur atyre te marrin pjese me ne fund ne pushtetin rajonal. Valonia drejtohej nga nje dyshe PS/CDH dhe Brukseli nga nje treshe PS/CDH/Ecolo.
Nje gje eshte e sigurt: tre rajonet do te dalin nga zgjedhjet perseri te qeverisur nga koalicione, ekuilibri i te cilave do te jete me i paqendrueshem se sa zakonisht. Gjithashtu Belgjika rrezikon te hyje ne nje periudhe te re te trazuar, me rrezikun se qeveria federale, edhe ajo koalicion prej pese partish, dy flamande, CDV dhe VLD dhe tre frankofone, PS, MR dhe CDH, nuk do te mbijetoje per nje kohe te gjate.