E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali ne Spanje, pranga Bushit

Tirane- Njeriu qe futi ne sherr policine dhe drejtesine spanjolle, gjate muajit prill te ketij viti, arrestohet ne qytetin e Lacit pas arratisjes nga Gadishulli Iberik. Astrit Bushi, 31-vjec, eshte rrethuar nga specialet e RENEA-s rreth ores 05:00 te mengjesit te djeshem, ne lagjen nr. 6 ne banesen e bashkeshortes se tij, ndersa ne operacionin e koduar jo pa qellim "Arbusto", (Shkurrja), merrnin pjese edhe agjente te Interpol Madridit. Guardia Civil e kishte shpallur Bushin ne kerkim nderkombetar si kreun e nje grupi mafioz, qe grabiste me dhune biznesmenet, mes te cileve edhe producentin e njohur, Jose Luis Moreno. Kurse ne Shqiperi, drejtesia e kishte denuar me dy vjet burg per "falsifikim" dhe "armembajtje pa leje" ne vitin 2007, ndersa ishte rrezuar paraprakisht akuza per vrasjen e specialit Altin Balozi, ne vitin 2001. Por dosja eshte rihapur se fundmi dhe autoritetet spanjolle po shohin mundesine e ekstradimit apo transferimit te ceshtjes, qe ka ne Madrid.

Operacioni

Asnje rezistence dhe i kapur ne befasi te plote. Edhe ata pak njerez te afert, te caktuar per mbikeqyrje te zones per levizje policesh, nuk kane mundur dot te ndjejne specialet e RENEA-s qe kane gjetur oren 05:00 te mengjesit, per te vepruar. "Operacioni ishte i perbashket me policine e Mbreterise se Spanjes. Gjate arrestimit u sekuestrua nje pistolete ceke tip "Lucer", kaliber 9 mm,me nje karikator me 14 fisheke dhe materiale e sende me vlere, te grabitura ne Spanje pergjate viteve 2006-2008, kryesisht bizhuteri floriri", njoftuan burime zyrtare te Policise se Shtetit. Menjehere Astrit Bushi, eshte percjelle ne masa te larta sigurie per ne Tirane, ku dhe mbahet i izoluar deri ne percaktimin e fatit ligjor, nga drejtesia per ekstradim apo gjykim dhe denim ne Shqiperi. "Astrit Bushi akuzohet nga drejtesia spanjolle per vepren penale te "vjedhjes me dhune", ndersa ishte ne kerkim me vendimin nr. 56 te dates 25 prill 2007, te Gjykates se Rrethit Kurbin, i denuar me 2 vjet e 6 muaj burg", sqaroi dje Policia e Shtetit.

Arratisja

Eshte cilesuar nje "termet" i vertete ne Spanje ajo qe ka ndodhur me 31-vjecarin Astrit Bushi, duke futur ne sherr policine me drejtesine vendase. Shkak eshte bere lirimi nga gjykata ne Madrid ne muajin prill te ketij viti, pas arrestimit spektakolar ne nentor te vitit 2008 ne Simas Kleistas, gjate operacionit "Ylli mbrojtes", ku u godit banda e shqiptareve qe grabiste me dhune sipermarresit dhe njerezit "Vip" ne Spanje. Mes tyre edhe producenti i njohur Jose Luis Moreno, fotot me fytyren plote hematoma te te cilit, shokuan opinionin ne gadishull. Grabitjet kishin ndodhur ne periudhen 2006-2008 dhe vlera e llogaritur ne kesh, shkonte ne 500 mije euro kurse ne materiale ne 300 mije euro. Me gjithe bujen qe beri shpartallimi i grupit dhe te cilesuarit si koka e tij, Astrit Bushit, 31-vjecari u lirua dhe me pas arratis nga vendi. Policia akuzoi gjykaten per kete skandal, ndersa u hodhen dyshime edhe per nderhyrje diplomatike apo pagesa te majme. Prej dy muajsh dyshohej se Bushi fshihej ne Shqiperi dhe levizte i shoqeruar me eskorte.

Rihetimi

Por Policia e Shtetit nuk do te mjaftohet me kete vendim te gjykates. Pas letrave te familjareve te specialit te FNSH-se, Altin Balozi i vrare ne vitin 2001, eshte vendosur rihetimi i ngjarjes. Per kete ceshtje ishte dhene edhe nje vendim me 25 vite burg ndaj Astrit Bushit si i dyshuar, por qe u rrezua ne Shkallen e Dyte te Gjyqesorit. Ne momentin e rikthimit te ceshtjes, Bushi arratiset nga Shqiperia. "Ndaj Astrit Bushit, nga strukturat e hetimit te krimit do te rifillojne hetimet dhe per disa vepra te tjera penale, pasi eshte i dyshuar dhe per vrasjen e nje punonjesi policie, ndodhur ne qytetin e Lacit, si dhe per disa krime te tjera te renda", njoftoi Policia e Shtetit.

Historia e hakmarrjes, dyshimet per ekzekutimin e specialit

Vrasja e specialit te repartit te FNSH-se Lac, Nr-732, Altin Balozi, ka ndodhur me 8 mars te vitit 2001, ne oren 19:30, ne lagjen nr. 3, perballe shkolles se mesme "At Shtjefen Gjocovi". Sipas hetimeve te kryera, Astrit Bushi ka bashkepunuar me Astrit Gostivarin, ky i arrestuar ne Shqiperi pas krimit. Motivi i ngjarjes ka qene hakmarrja, pasi Bushi dyshonte se Balozi ka qene pjese e operacionit ku mbeti i vrare vellai i tij, Agron Bushi, ne 28 tetor te vitit 2000, gjate nje operacioni, ku iu kunderpergjigjen me arme specialeve, ndersa kerkoheshin per krime te ndryshme. Gjate perleshjes mbetet i vrare Agron Bushi, ndersa me pas u kap edhe Astrit Bushi, por gjykata e liroi, megjithese akuzohej per sulm ndaj policise. Me 30 tetor te atij viti gjykata liron Bushin dhe prokuroria apelon ne 1 dhjetor 2000, ku u vendos masa e sigurimit "arrest ne burg". I dyshuari perfiton dhe arratiset drejt Spanjes. Edhe aty kapet per falsifikim, por lirohet pak dite me pas dhe kthehet ne Shqiperi tre dite para krimit te fundit te dyshuar, ku realizon sulmin ndaj policit Altin Balozi. Rikthehet ne Spanje dhe riprangoset ne 2004, por arrin te shpetoje serish, derisa kapet per te treten here ne vitin 2008.

Mjeshtri i falsifikimeve dhe 50 grabitjeve, sulmoi producentin

Mediat spanjolle i kane bere jehone lajmit per arrestimin e Astrit Bushit, njeriut qe perdorte te pakten tre gjeneralitete te ndryshme dhe ishte proceduar dy here, per falsifikim ne Spanje. Duke iu referuar policise shqiptare, televizionet kane shfaqur pamje dhe detaje nga operacioni, ndersa me pas jepnin hollesi nga hetimet per 50 grabitjet e kryera me dhune, ne harkun e dy viteve. Nder to me e bujshmja, ajo 1 dhjetorit te vitit 2007, kur u sulmua producenti Jose Moreno, qe u grabit ne vilen e tij ne La Moraleja te Madridit. Bushi ka qene nje here prane ekstradimit, por arriti te shpetonte ne momentet e fundit ne rrethana misterioze. Ai i shpetoi prangave, ndersa akuzohej per dokumente te falsifikuara, pasaporte lituaneze ne vitin 2000 dhe 2004. Grabitjet jane kryer kryesisht ne Madrid, Toledo dhe Valencia. Bashke me Bushin, ne 2008 u arrestuan ne Simas Kleistas edhe dy vellezerit Deda, qe jane ende ne proces gjyqesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›