E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i avionit turk nga turbulenca

Shoqata e pilotëve turq ka njoftuar se turbulenca e shkaktuar nga ulja e një aeroplani të madh vetëm dy minuta para arritjes së aeroplanit të kompanisë "Turkish Airlines" në aeroportin "Shipol" të Amsterdamit, mund të jetë shkaktar i fatkeqësisë, në të cilën humbën jetën 9 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Sipas kësaj shoqate, një Boing 757 ka shkaktuar një turbulencë të madhe, në të cilën ka rënë aeroplani turk, i cili ka filluar të humbasë lartësinë menjëherë. Pilotët turq kanë thënë se nuk kanë informacione nëse aeroplani i "Turkish Airlines" ka mbajtur distancën e duhur për ulje. Aksidenti i rëndë me aeroplanin turk ka ndodhur para katër ditësh. Ndërkohë, një tjetër avion ka rikthyer në Turqi trupat e pajetë të fluturimit të pafat. Avioni me trupat e viktimave ka mbërritur në aeroportin e Stambollit "Ataturk" herët, në mëngjesin e së shtunës. Punonjës të kompanisë ajrore "Turkish Airlines" ishin prezent kur arkivolët me trupat e pajetë mbërritën në aeroport dhe u transferuan për në morg. Ndërsa një ceremoni përkujtimi pritet të mbahet në ambjentet e kompanisë "Turkish Airlines", ditët në vazhdim. Pesë turq dhe katër amerikanë humbën jetën kur avioni Boeing 737-800 u rrëzua ditën e mërkurë. Mes të vdekurve ishin dhe tre pilotët, si dhe nje pjesëtar tjetër i ekuipazhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›