E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këlni në ankth për futbollistin Pier Uome

Këln - Skuadra Këlnit është kapur prej panikut për vendndodhjen e futbollistit Pier Uome, i cili rezulton i zhdukur që nga dita e shtunë. Futbollisti kamerunas vuante nga një dëmtim, dhe është larguar nga qyteti pa lënë asnjë kontakt.

I pytur për vendndodhjen e futbollistit të tij, Kristof Daum shprehet se ai duhet të jetë diku në Itali për t’u kuruar. Tekniku i Këlnit është gjetur i befasuar nga mungesa e futbollistit Uome në stërvitje.

Futbollisti është larguar pa dhënë asnjë njoftim në klubin e Këlnit për destinacionin e mundshëm të tij. Më parë ai ka lujtur edhe në kampionatin italin të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›