Vdes 18-vjeçari Surtes, gjatë garës u godit nga një rrotë
Shpesh është thënë që fëmijët marrin zanatin e baballarëve të tyre. Dhe Henri Surtes e kishte bërë me kënaqësi të madhe. Ai ishte bërë një pilot garash me makina, si i ati Xhon (kampioni i botës në Formula 1 me Ferrarin në vitin 1964, ashtu edhe në motoçiklizëm: 7 herë në ‘50). Henri dhe Xhon shpesh konkurronin së bashku. Këtë e bënin për të përzgjedhur makinën e familjes, me të cilën Henri do të udhëtonte në drejtim të pistës ku do të zhvillonte garën. "Unë jam krenar për të dhe shumë i kënaqur që nuk ka zgjedhur të garojë me motorë, sepse janë mjaft të rrezikshëm", përsëriste shpesh babai Xhon. Ai fliste nga eksperienca, edhe pse incidenti që i kishte rrezikuar jetën, i kishte ardhur nga një makinë gjatë riparimit të kësaj të fundit, gjë që i shkaktoi plagë në shtyllën kurrizore. Ky incident i kishte ndodhur në vitin 1965, megjithatë të gjitha gjërat i kishin shkuar mirë dhe ai ia hodhi pa probleme të mëdha.
Ëndrra e një familjeje shumë herë kampione u ndërpre dje tragjikisht. Henri (18-vjeçar) garonte në F2, në kategorinë e konkurrentëve të GP2, e shumëpëlqyer nga Mosli si palestër për trajnimin e shoferëve të ardhshëm të Formula 1. Në "Brand Hatch", Henri ka parë të dalë nga pista makinën e Xhek Klark (bir i një tjetër shoferi të F1, Julian Baili, në drejtimin e Lotus Tyrrell në fundin e ‘80-ës dhe pastaj flitet për koincidencë...), por nuk ka pasur kohë për të evituar gomat e veturës së shkatërruar, një prej të cilave u shkëput dhe e goditi në kokë, duke i thyer qafën. Makina e tij është përplasur në kthesën e radhës. Udhëtimi dëshpërues për në spital dhe tentativat për ta rikthyer në jetë ishin të kota. Henri kishte vdekur, duke drejtuar makinën, që ishte pasioni i tij dhe i familjes. Ndoshta kështu ishte shkruar.