Rrezohet Delijorgji e Pinari nuk pranohet kerkesa per lirim

Avokatet braktisin sallen e gjyqit zevendesohen nga mbrojtes kryesisht. Largimi i avokateve kryegjyqtari Hado i drejtohet Keshillit te Avokateve dhe ministrit Nishani
Rrezohet per te disaten here kerkesa e Mihal Delijorgjit e Ylli Pinarit per lirim. Por kjo kerkese eshte rrezuar nga kryesuesi i trupit gjykues Ridvan Hado i cili ka pohuar se te arrestuarve u mbeten edhe 2 muaj e 18 dite nga perfundimi i paraburgimit dhe ky i fundit nuk e ka humbur fuqine. Menjehere pas kesaj ka reaguar Maks Haxhia i cili ka pohuar se do te rishihte pozicionin e tij ne kete proces si dhe ka kerkuar qe te konsultohet me klientin e tij Mihal Delijorgjin per te hequr dore nga kjo ceshtje. Ky vendim eshte kundershtuar nga gjyqtari por Haxhia eshte larguar nga salla e gjyqit. Te njejtin veprim kane ndermarre edhe avokatet e Ylli Pinarit si dhe Sokol Ngjecit. Pas kesaj prokurori ka kerkuar zevendesimin e ketyre tre avokateve me ata kryesisht. Keshtu qe Hado ka vendosur qe seancen tjeter te pandehurit Pinari dhe Delijorgji te kene avokat kryesisht i pari avokaten Valentina Teodoresku ndersa ish-administratori i Alba Demil avokaten Donalda Selmani. Madje gjyqtari ka pohuar ne seance se do ti kerkoje Keshillit te Dhomes Kombetare te Avokatise te shohe pozicionin e ketyre mbrojtesve si dhe Ministrit te Drejtesise per Maks Haxhine i cili eshte edhe kryetari i Dhomes Kombetare te Avokatise.
Kerkesa
Prej disa javesh pavaresisht rrezimeve te njepasnjeshme nga disa trupa gjyqesore avokatet e Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit riperserisin kerkesen per lirim nga burgu. Kryegjyqtari i seances u perseriti po per te disaten here avokateve mbrojtes se afatet e paraburgimit per klientet e tyre nuk kishin skaduar ndaj dhe nuk mund te pranohej si kerkese. Llogaritja e ketyre afateve nis nga momenti i depozitimit te dosjen ne kete gjykate duke hedhur poshte pretendimin e mbrojtjes se afatet kane skaduar qe me date 17 mars. Kerkesa per revokimin e mases se sigurise se te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci eshte e pabazuar ne ligj. Afatet e paraburgimit jane te vlefshme edhe per dy muaj pavaresisht shtyrjes se seancave gjyqesore. Llogaritja e afateve te paraburgimit ka nisur qe nga momenti i depozitimit te kesaj dosje ne kete gjykate. Koha e paraburgimit eshte brenda fateve ligjore dhe numerimi ka filluar qe ne qershor te vitit 2009 dhe jo ne muajin mars kur dosja u depozitua ne Gjykaten e Larte. Kerkesa nuk bazohet ne ligj dhe vendimi i dhene nga Gjykata e Larte nuk eshte i detyrueshem per kete gjykate pasi nuk eshte dhene nga Kolegji i Bashkuar - jane shprehur togat e zeza. Ndersa per te treten here avokatet jane larguar nga salla e gjyqit ne shenje proteste ndaj vendimit te gjykates. Sipas avokateve mbrojtes vendimi i dhene nga togat e zeza eshte i pabazuar ne ligj dhe antikushtetues. Ne te tilla rrethana nuk mund te jene me prezent ne kete proces gjyqesor ku nuk garantohet e drejta per nje proces te rregullt gjyqesor. Vendimi eshte antikushtetues dhe konstatojme se kjo gjykate shkeli nje vendim kushtetues. Nuk ka asnje lloj garancie per vijimin e procesit dhe do te konsultohemi si avokate te kater te arrestuarve nese do te marrim pjese ose jo ne gjyq eshte shprehur Maks Haxhia duke braktisur sallen e gjyqit. Largimi i tij eshte ndjekur edhe nga mbrojtesit e tre te pandehurve te tjere. Ndersa seanca gjyqesore eshte shtyre ne mungese te mbrojtesve te te pandehurve. Vendimi i gjykates eshte arbitrar dhe i pabazuar ne ligj. Eumlshte mbushur afati 12 mujor qe prej nisjes se procesit gjyqesor dhe masa e sigurise e ka humbur efektin e saj - eshte shprehur mbrojtesi i te pandehurit Dritan Minxolli disa seanca me pare. Sipas avokatit Arben Prifti klienti i tij po mbahet padrejtesisht ne qeli ndersa afati i paraburgimit ka skaduar. Ndersa vetem para dy javesh togat e zeza refuzuan lirine per te pandehurin Minxolli avokati shprehet se me ane te ketij vendimi antikushtetues nuk garantohet nje procesi i rregullt gjyqesor. Me tej shton se nga ana e togave te zeza u hidh poshte edhe vendimi i Gjykates se Larte ku thuhej se afatet jane llogaritur gabim.