E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drashkoviç nuk përjashton ndarjen e Kosovës

Kryetari i partisë “Lëvizja e Ringjalljes Serbe”, Vuk Drashkoviç nuk përjashton ndarjen e Kosovës por edhe të Maqedonisë dhe Bosnjës gjatë dekadës së ardhshme.
 

“Ndarja e Kosovës do të jetë temë e bisedimeve për 10 deri në 15 vjet, por si tema kryesore do të jenë edhe ndarjet e Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, deklaroi Drashkoviç në një intervistë për “B92” ndërsa nuk ka shpjeguar se cili do të jetë skenari që do të çojë deri në këtë situatë të re.

Drashkoviç kritikoi qëndrimet e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiç, për thirrjen e një konference ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.
 

“Është akoma herët për të biseduar për një ndarje të tillë, pasi koha për këtë do të vij më vonë”, deklaroi Drashkoviç, duke shtuar se po përgatitjet një gjakderdhje e re në Kosovë, të njëjta si ai i operacionit të njohur “Stuhia” gjatë luftës në Kroaci, ku një numër i madh i popullsisë serbe iku drejt Serbisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›