E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur problemin e Kosovës, Serbia mund të propozojë mbajtjen e një konference ndërkombëtare të tipit të Dejtonit, raporton Novosti.

Sipas kësaj gazete ideja po qarkullon jozyrtarisht në qarqet e qeverisë serbe ndërsa një mundësi të tillë e ka përmendur, në fakt, edhe zv/kryeminsitri serb Ivica Daqiç.

“Më mirë është të organizohet një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të hapej tema e ekzistencës të dy Kosovave, një serbe e një shqiptare, dhe se si mund të arrijmë një kompromis historik”, ka thënë Daqiç.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një “përmbyllje historike të së kaluarës me Serbinë”. BE-ja nuk e ka ndërmend të nisë dialog pa rënë më parë dakort me palët, por në Beograd ka përkrahje për këtë, kurse ne Prishtinë politika është e ndarë. Gjermania dhe Franca mendohet se mund të jenë organizatore të një konference ndërkombëtare për Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›