E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali kirurgjik mbaron brenda vitit 2010

26/04/2010 Elbasan, godina 10 muaj para afatit

ELBASAN- Kur janë kryer rreth 40% të punimeve, firma ndërtuese ka deklaruar se do të shpejtojë punimet për ta mbaruar gati dhjetë muaj para afatit godinën e spitalit të ri kirurgjik. Punimet për ndërtimin e spitalit të ri që do të përfshijë edhe atë obstetrikë si dhe pavijon të veçantë për sallat e operacionit. Kapaciteti i këtij spitali do të jetë 140 shtretër dhe i pajisur me ashensorë për pacientët. Punimet kanë ecur dhe pritet që brenda dhjetorit të këtij viti spitali kirurgjik i Elbasanit të jetë i përfunduar nëse gjithçka ecën mirë. Me intensitetin e punimeve duket se firma Agri Konstruksion do të mbyllë projektin 10 muaj para përfundimit të kontratës. Për ndërtimin e spitalit kirurgjik janë akorduar në disa faza 352 milionë lekë nga fondet e buxhetit të shtetit. Drejtori i qendrës spitalore, Pjerin Xhuvani, thotë se përfundimi përpara i spitalit është një lajm i mirë për të gjithë elbasanasit. Përfundimi i godinës së re që do të jetë një spital modern dhe i kompletuar do të zgjidhë përfundimisht problemin e spitalit aktual kirurgjik që është në gjendje jo normale dhe për maternitetin e Elbasanit që fëmijët të lindin në kushte optimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›