E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet muri i vizave. Ministrat e BE-se vote unanime per Shqiperine

Qytetaret shqiptare shkelin pa viza ne zonen Shengen. Me unanimitet te plote Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te Bashkimit Evropian vendosi dje pro liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake. Vendimi u mor ne Bruksel nderkohe qe pritet te botohet ne Fletoren Zyrtare te Bashkimit Evropian dhe me pas te hyje ne fuqi ne mes te dhjetorit. Qytetaret shqiptare do te kene mundesi qe te levizin te lire ne zonen e Shengenit cdo 90 dite ne 180 dite kalendarike. Liberalizimi i vizave nuk do te thote bilete per azil qendrim apo punesim ne vendet e Shengenit pervec Britanise se Madhe dhe Irlandes ndaj te gjithe shtetasit qe shkelin rregullat do te penalizohen. Per kete arsye autoritetet shqiptare dhe ato te Bashkimit Evropian kane ndermarre nje nisme te madhe per monitorimin nga afer te levizjes se lire te shtetasve shqiptare por edhe per informimin e tyre per te drejtat dhe rregullat e ketij regjimi. Ne kete menyre me 16 dhjetor qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes do te shkelin ne zonen Shengen pa viza. Me nje vote unanime dhe njezeri ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian i dhane driten jeshile levizjes se lire te qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes. Takimi zgjati rreth dy ore dhe ne fund te tij nuk ka pasur kundershtime as nga Franca e Holanda vende qe jane permendur si shume dyshuese ndaj procesit. Dyshimet erdhen pas vales se azilkerkuesve nga Serbia e Maqedonia ne vendet e BE-se. Fluksi i kerkesave per azil nga banoret e ketyre dy shteteve u rrit ndjeshem pas heqjes se vizave dhjetorin e kaluar per Beogradin e Shkupin. Komisioni Evropian pas vendimit te djeshem ka dhene garanci shtese me shkrim se do te mbikeqyre rreptesisht levizjen e qytetareve nga vendet e Ballkanit Perendimor drejt BE-se me qellim qe te menjanohen abuzimet. Nje sistem i tille monitorimi zbatohet per here te pare. Regjimi pa viza ne zonen Shengen per te gjithe ata qe zoterojne pasaporta biometrike do te hyje ne fuqi ne mes te muajit dhjetor bejne te ditur diplomatet. Menjehere pas miratimit nga ministrat e Brendshem te vendeve anetare vendimi u pershendet nga Komisioni Evropian. Miratimi i djeshem nga ministrat e Brendshem pason ate te marre me 7 tetor 2010 me shumice votash te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret e ketyre dy shteteve. Ne hapesiren Shengen bejne pjese vendet anetare te BE-se me perjashtim te Britanise Irlandes Rumanise e Bullgarise derisa ne liste jane edhe Zvicra Norvegjia e Islanda.

Thirrja e eurodeputeteve Fund mosmarreveshjeve

Pas deshtimit te tryezes se Komitetit te Stabilizim-Asocimit per shkak te kutive parlamentaret evropiane kerkojne qe politika e Tiranes tu jape fund mosmarreveshjeve. Ne prag te vendimmarrjeve te rendesishme ne Bruksel si vizat dhe statusi kandidat eurodeputetet i kerkojne Tiranes tu thote Stop interesave partiake dhe korrupsionit. Ndasite mes dy partive te medha sipas Antonio Masipit dhe Sergio Silvestrisit pengojne vendin ne integrimin e tij ndonese me vizat cdo gje duket ne rregull.
Jo Une mendoj se nuk do te kemi kurrfare problemi me Shqiperine. Ju jeni nje vend serioz. Po ashtu policia dhe qytetaret duhet te jene serioze. Gjithmone ka ndonje problem te vogel me vizat por nuk ka per te qene ndonje gje e madhe. Megjithate duhet te bini dakord mes jush. Duhet ti jepni fund korrupsionit - shprehet Antonio Masip europarlamentar spanjoll. Ngjarje si ato qe kane ndodhur keto dite qe shfaqen dukshem kundershtite politike qe ekzistojne ne Shqiperi nuk ndihmojne integrimin. Une dua te shpresoj se pavaresisht ketyre qe kane ndodhur ne politike kohet e fundit mungeses se konsensusit per rezoluten me vizat procesi do te ece normalisht. Shqiperia gjithnje e me shume do te integrohet ne Bashkimin Evropian. Por per kete duhet te kuptoje se shfaqja ne menyre urgjente e qendrueshmerise institucionale respektimi i Kushtetutes dhe kritereve demokratike sic eshte njohja e rezultatit te zgjedhjeve do te ishte nje hap para - tha Sergio Silvestris europarlamentar italian. Pas dy dite bisedimesh Komiteti i Stabilizim-Asocimit nuk arriti te dilte ne nje rezultat perfundimtar. Zgjidhjet e ofruara nga europarlamentaret e kryesuar nga Eduard Kukan per kutite nuk arriten te bashkonin socialistet dhe demokratet.

Liberalizimi Malmstrom Respektoni procedurat

Komisionerja Evropiane per Ceshtjet e Brendshme Sesilja Malmstrom deklaroi dje se vendimi per liberalizimin e vizave shenon nje dite historike per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Qytetaret e ketyre dy vendeve shpejt do te mund te udhetojne me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e BE-se qe jane pjesetare te politikes se perbashket te vizave dhe ato qe jane ne zonen Shengen - tha Malmstrom ben te ditur BBC. Sipas saj komisioni ka krijuar nje proces monitorues qe synon te parandaloje rreziqet per abuzimin dhe keqperdorimin e procedurave te kerkimit te strehimit.
Eumlshte me rendesi shume te madhe qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina te vazhdojne te intensifikojne fushaten informative per tu shpjeguar sic duhet qytetareve te tyre kuptimin e udhetimit te shkurter pa viza - tha komisionerja Malmstrom.

Vizat Fajon Hoqem rradhet e gjata te shqiptareve

Vendimi per heqjen e vizave nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian eshte pershendetur edhe nga eurodeputetja Tanja Fajon. Ne nje deklarate per shtyp eurodeputetja sllovene thote se dje ishte nje dite e madhe per Shqiperine dhe Bosnjen dhe kjo eshte nje arsye per te festuar. Pergjegjesia eshte e te gjitheve thote Fajon ne deklaraten e saj duke shtuar se frika e disa shteteve per rritje te numrit te azilkerkuesve eshte e pajustifikuar.
Heqja e vizave nuk eshte nje bilete per te marre statusin e azilantit te rezidentit te perhershem apo per te punuar. Komisioni Evropian do te monitoroje zbatimin e te gjitha standardeve ne te dyja vendet. Kjo eshte nje garanci per shtetet anetare dhe Parlamentin Evropian per te vepruar ne rast te dhunimit te rregullave - thote Fajon. Duke theksuar se shqiptaret mund te levizin te lire nga mezi i dhjetorit ajo premtoi se edhe Kosova nuk do te mbetet e izoluar ne kete proces. Tashme eshte koha qe KE te kete synime te qarta per te gjetur nje zgjidhje se si te perfshihet Kosova ne procesin e liberalizimit te vizave.

Kukan Presim vizitore te rregullt nga Shqiperia

Kreu i PE-se per Ballkanin Perendimor Eduard Kukan pohoi dje Shqiperia i ka plotesuar kriteret e kerkuara ndaj Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se vendosi per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Por z. Kukan paralajmeron se i gjithe procesi deri ne vendimin e BE-se eshte shoqeruar nga paralajmerime te forta per pasojat e mosrespektimit te rrepte te procedurave dhe afateve kohore te percaktuara nga BE-ja.

Komisioni Evropian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave qe ata te mos kerkojne azil politik leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat afatet kohore dhe procedurat e BE-se per heqjen e vizave - theksoi europarlamentari Eduard Kukan. Si rezultat i kesaj reforme me rendesi shume te madhe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina te vazhdojne te intensifikojne fushaten informative per tu shpjeguar sic duhet qytetareve te tyre kuptimin e udhetimit te shkurter pa viza.

Qytetaret e vendeve te hapesires Shengen duhet te ndihen te sigurt nga vizitoret prej vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Shqiperine. Kete siguri ua japin pasaportat biometrike dhe kontrollet ne pikat kufitare por gjithsesi nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat dhe proceduarat kjo mund te riktheje regjimin e vizave. Te gjitha vendet e hapesires Shengen kerkojne qe heqja e vizave te mos rrezikoje sigurine e tyre - thote Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›