Topalli Sot Evropa Terra promessa per shqiptaret

Vendimi per vizat merite dhe shperblim. Kryetarja e Kuvendit falenderon parlamentaret shqiptare dhe evropiane
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pershendet vendimin historik per liberalizimin e vizave. Kryeparlamentarja ka vene theksin tek reformat e shumta te ndermarra nga qeveria por edhe Kuvendi ndersa nuk la pa permendur edhe punen e deputeteve shqiptare e cila sipas saj coi ne vendimin unanim per heqjen e vizave. Nje falenderim te vecante Kryeparlamentarja rezervoi per ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Me tej duke e quajtur liberalizimin nje proces te merituar Topalli theksoi se dje fitoi shpirti i lire shqiptar. Sipas saj Shqiptaret duhet te jene sot shume krenare pasi nuk eshte dhurate por merite dhe shperblim.
Deklarata
Per shqiptaret dita e sotme eshte Evropa Terra promessa toka e premtuar - deklaroi dje Kryeparlamentarja duke pershendetur vendimin historik te Brukselit per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Topalli iu rikthye historise duke kujtuar vendimet e rendesishme qe nga viti 1912 kur shqiptaret fituan pavaresine e deri me sot. Me 28 Nentor 1912 shqiptaret fituan pavaresine. Me 8 Dhjetor 1990 shqiptaret fituan mbi komunizmin. Sot shqiptaret fituan levizjen pa viza nje dimension themelor i te drejtave te njeriut. Sot shqiptaret kane fituar lirine per te levizur ne zonen Shengen nje fitore kjo e nje dimensioni themelor te lirise - theksoi Kryetarja e Kuvendit. Ajo shtoi se dje ishte nje dite historike per popullin tone dita me e vecante pas krijimit te shtetit shqiptar dhe rrezimit te komunizmit. Kjo liri - tha ajo - ka ardhur per shkak te nje perkushtimi te madh te nje pune titanike qe kemi realizuar gjate ketyre viteve. Dua te falenderoj te gjithe ata deputete te Kuvendit te Shqiperise qe me sensin e madh te pergjegjesise punuan dhe miratuan ligje te rendesishme qe ishin kushte per te arritur ne vendimin e sotem. Vendimi unanim i sotem ashtu si vendimi i Parlamentit Evropian me 7 tetor ishte njohja e progresit te Shqiperise permes reformave te veshtira e te guximshme te ndermarra nga qeveria Kuvendi si edhe punes te te gjithe shqiptareve ishte njohje e luftes kunder krimit e korrupsionit ishte njohje e sigurise se Shqiperise - theksoi me tej numri nje i ligjvenesve. Topalli shprehu bindjen se kete liri te levizjes shqiptaret do ta shoqerojne me pergjegjesine ndaj asaj qe sjell liria. Me respekt e mirenjohje dua te falenderoj Presidentin e Parlamentit Evropian z. Jerzy Buzek te gjitha grupet parlamentare dhe te gjithe ata deputete evropiane qe votebesuan progresin e Shqiperise.
Dua te falenderoj Presidencen Belge dhe te gjitha qeverite e Bashkimit Evropian qe vleresuan rezultatet e suksesshme te shqiptareve. Sot jemi shume krenare sepse levizja pa viza e shqiptareve nuk eshte dhurate por eshte merite dhe shperblim i cdo gjeje te bukur qe kemi arritur gjate ketyre viteve - perfundoi Kryeparlamentarja.