E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolorado, vrasësi njoftoi universitetin

Personi i dyshuar për vrasjen e 12 personave në kinemanë e Kolorados javën e kaluar i kishte dërguar një shënim një psikologu të universitetit të tij ku përshkruante masakrën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave shënimet përmbanin edhe vizatime, figura të ngjitura dhe përshkrimin e sulmit që do të kryhej.

Universiteti i Kolorados ka konfirmuar ndërkohë se kishte marrë një pako të dyshimtë që i është dorëzuar zyrës së policisë.

Fox News, që citon një oficer të policisë që ka ruajtur anonimatin, ishte i pari që raportoi lajmin për dërgimin e shënimit të autorit të vrasjeve.

Sipas rrjetit amerikan, ai përmbante detaje të plota për mënyrën se si do të kryheshin vrasjet, vizatime që i përshkruanin ato, si dhe ilustrime të tjera.

Aktualisht James Holmes, 24 vjeç, ndodhet në burg për masakrën në kinemanë në Aurora.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›