“Dakord me takimin, por ai të bëhet në Korfuz”
18/02/2005 Grekët vënë kushtet për zbardhjen e incidentit në Butrint
SARANDË – Ende asnjë reagim nuk ka nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lidhur me incidentin me armë të provokuar nga kufitarët grekë, rreth një javë më parë, ndaj peshkatarëve shqiptarë. Kanë qenë dje burime të Kapitenerisë së portit të Korfuzit në Greqi, që kanë bërë të ditur se ende nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nuk kishin marrë asnjë notë proteste.
“Të vetmit që kanë reaguar dhe na kanë vënë në dijeni për incidentin, kanë qenë drejtues të policisë së Kapitenerisë së portit në Sarandë”, kanë bëë të ditur autoritetet e Kapitenerisë së portit të Korfuzit.
Takimi
Për sa i përket takimit dypalësh për sqarimin e incidentit, të njëjtat burime, kanë bërë të ditur se janë dakord për ta realizuar atë, por duke vënë kushtin që takimi të bëhet në Korfuz.
“Incidenti ka ndodhur në ujërat tona territoriale dhe për pasojë, takimi duhet të realizohet në Korfuz, ndërkohë që duhet të shkojmë edhe në vendin e ngjarjes. Pas këtyre mund të takohemi edhe në Sarandë”, kanë motivuar realizimin e takimit, burimet e Kapitenerisë së portit të Korfuzit.
I ndryshëm ka qenë reragimi i palës shqiptare.
Shefi i komisariatit të Policisë së Sarandës, Gjon Suli, ka këmbëngulur që takimi të realizohet në Sarandë.
“Pala greke është fajtore, ndaj edhe ata duhet të vijnë në Sarandë”, ka sqaruar Suli.
Hetimet
Grupi shqiptar i ekspertëve, për hetimin e incidentit, pas paralajmërimit, vetëm dje ka mbërritur në qytetin e Sarandës. Nga burime të grupit të ekspertëve, mësohet se objekt i hetimit të tyre do të jetë verifikimi shkencore i anijes shqiptare, e cila u qëllua nga artileria e rëndë greke më 10 shkurt të këtij viti. Ekspertiza do të synojë këqyrjen e shenjave që kanë lënë plumbat grekë në anijen shqiptare. Nga ana tjetër, të njëjtat burime bënë të ditur se edhe përcaktimi i saktë i vendndodhjes së anijes greke dhe asaj shqiptare, do të jetë në qendër të punës së tyre.