Rrezohet ne Siberi avioni rus
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë dërguar në spital, pasi një avion rus me 43 pasagjerë në bord është rrëzuar në Siberi, pak minuta pas nisjes.
5 prej të plagosurve janë në gjendje kritike, siç bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.
Avioni ATR-72 sapo ishte nisur nga Tyumen drejt qytetit verilindor të Surgutit kur u rrëzua. Sipas të dhënave fillestare, në bordin e avionit ndodheshin 39 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Avioni u zhduk nga radari në orën 05:35 minuta me kohën lokale. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar menjëherë me hetimet.