Koreja e Veriut takim para leshimit te raketes
Koreja e Veriut do të mbajë një takim para lëshimit të raketës gjatë këtij muaji. Mediat shtetërore bënë me dije se takimi do të mbahet në Pyongyang më 11 prill. Peniani zyrtar ka bërë me dije se do të lëshojë një satelit në hapësirë në datat 12 – 16 prill për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së liderit të saj Kim il- Sung, veprim ky që ka ngjallur menjëherë frikën e ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara këmbëgulin se ky është një testim i një rakete me rreze të gjatë veprimi, çka shkel dhe rezolutat e OKB-së të cilat janë vendosur në vitin 2009. E ndërkohë tensionet mes Koresë së Veriut dhe fqinjëve të saj mbeten të larta. Edhe pse Koreja e Veriut ka përsëritur se qëllimi i saj është vetëm për qëllime paqësore, kjo nuk ka penguar aspak Japoninë fqinje të pozicionojë sistemin e saj mbrojtës.
Korea e Jugut gjithashtu paralajmëroi se ajo do të qëllojë çdo rakete të Veriut nëse kërcenohet territori i saj.
Korea e Jugut gjithashtu paralajmëroi se ajo do të qëllojë çdo rakete të Veriut nëse kërcenohet territori i saj.