E Diel, 1 Nëntor 2026

BiznesAlbania mbështetje investitorëve të huaj, Bregasi: Këtu punohet dhe fitohet

TIRANË- Investitorët e huaj, nga vende të prekura nga kriza, si Italia po preferojnë Shqipërinë për të hapur aktivitetet e tyre.

BiznesAlbania ka mirëpritur kompaninë CDI ose ndryshe Qendra Italiane e Dhëmbëve, duke garantuar se Shqipëria pavarësisht disa burokracive është vendi ku mund të bësh biznes dhe të fitosh.

“Me të vërtetë Shqipëria edhe nëse ka ndonjë problem, edhe nëse ka ndonjë vështirësi të natyrës së burokracisë, normalisht ka edhe burokraci shtetërore është një vend që punohet dhe fitohet. BiznesAlbania mbështet të gjitha projektet dhe investitorët e huaj që dëshirojnë të investojnë në këtë moment në Shqipëri”, tha Bregasi.

Kreu i BiznesAlbania Luan Bregasi garantoi investitorët italianë për mbështetje dhe asistencë që aktiviteti i tyre në Shqipëri të jetë i suksesshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›