E Diel, 1 Nëntor 2026

26 ne varferi UNICEF Shume femije te kequshqyer

26 përqind e fëmijëve në vendin tonë jetojnë në varfëri nga ku 11 pëeqind e tyre nën atë ekstreme. Kjo e dhënë ka dalë pas një studimi të fundit të UNICEF mbi ndikimin e varfërisë tek fëmijët. Specialistja e këtij studimi Albana Vokopola tha se këta fëmijë janë të kequshqyer dhe 4 në çdo 10 prej tyre janë të prekur nga sëmundje kronike.

"11 % e tyre jetojnë në një varfëri edhe më ekstreme. Shifra është 3047 lekë për person në muaj. Nëse do të shikojmë raportin e fëmijëve, sëmundjet akute, kronike apo shpenzimet shohim që 4 në çdo 10 fëmijë me sëmundje kronike vijnë nga shtresat e varfëra. 6 në 10 fëmijë e braktisin shkollën në familjet e varfëra, për arsye ekonomike", tha Vokopola.

Në prezantimin e të dhënave të këtij raporti zv/ministrja e punës, Filloreta Kodra tha se këto rezultate do të ndikojnë në reformë që do të kryhet kundrejt ndihmës ekonomike për familjet në nëvojë.

"Ky studim bëhet në një kohë të përshtatshme, pikërisht edhe për faktin se qeveria shqiptare me insistimin dhe kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit ka filluar reformimin e sistemit të ndihmës ekonomike me synim të çrrënjosin varfërinë ekstreme në Shqipëri", tha Kodra.

Një tjetër rezultat mjaft i nxehtë i studimit ishte dhe puna në të zezë. 72 përqind e totalit të fëmijëve që punojnë janë fëmijë nga familje të varfra. Në studimin e financuar nga UNICEF u përfshinë mbi 3mijë e 7qind familje dhe 6mijë e 6qind fëmijët e tyre nga të gjitha rrethet e vendit.  

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›