Rrihet brutalisht diplomati rus në Shkup

Një këshilltar i ambasadës ruse në Shkup, diten e djeshme është sulmuar dhe rrahur fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas policisë, diplomati rus ishte rrahur në afërsi të rrugës “Dushko Bojkovski”, ndërsa po ecte në rrugë. Siç bëhet e ditur, dy persona të panjohur kanë ndaluar me makinën e tyre para diplomatit rus, të cilin e kanë goditur dhe rrahur brutalisht.
Pas rrahjes, personat e panjohur me makinën e tyre ngjyrë të gjelbërt janë larguar, ndërsa diplomati rus menjëherë është dërguar nga persona të tjerë në klinikën e Shkupit, ku është konstatuar se ai ka lëndime trupore, frakturë në hundë, nofullën e krisur dhe lëndime të tjera.
MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për këtë ngjarje, ndërsa hetime ka kërkuar edhe ambasada ruse në Shkup.