E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarje të reja të LDK-së në Gjakovë

Thellohen përçarjet e LDK-së në qytetin e Gjakovës. Një pjesë e degës në këtë qytet, ka mbajtur sot një Kuvend zgjedhor duke zgjedhur Luan Golën për kryetar.

Ky kuvend është mbajtur nën drejtimin e partisë në qendër, ndërsa kjo degë e ka hedhur poshtë menjëherë këtë veprim, duke thënë se ky është një kuvend paralel dhe jolegjitim.

Sipas tyre, të vetmit njerëz legjitim janë ata të zgjedhur vitin e kaluar. Isa Mustafa kishte kundërshtuar Kuvendin e asaj kohe, duke kërkuar zgjedhje të reja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›