Haziri, politika ndaj Gjilanit, depresive

Ish-zv/kryeministri e ministri në shumë qeveri, Lutfi Haziri ka zbritur sërish në Gjilan për të kritikuar qeverinë në qendër dhe atë lokale për punën që po bëjnë.
Haziri ka thënë se Anamorava po anashkalohet me qëllim në të gjitha aspektet, duke kujtuar edhe premtimin e kryeministrit për hapjen e një Universiteti publik në këtë qytet.
Ai ka thënë se autostrada po shkon nëpër lagje, ndërsa rajonit të lindjes (Anamoravës) rruga më e afërt po i mbetet "Rruga e Arbrit".
Sipas Hazirit, Komuna e Gjilanit ka hyrë në borxhe, dhe sipas tij, nuk po mbahet fjala për asgjë. Në reagim, zëdhënësi i Komunës Shefik Surdulli, ka thënë se fjalët e Hazirit janë fjalë të përsëritura në çdo ditë pazari në Gjilan.