E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet vogëlushi që i tregoi babait se kishte vjedhur

03/07/2009  Policia ndërhyn dhe e dërgon në spital, kapet agresori

UDINE- Vogëlushi shqiptar i tregoi të atit se kishte kryer disa grabitje në lagje të ndryshme të qytetit ku jetonin si familja dhe si shpërblim merr një të rrahur të rëndë, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë dhe e mjekëve. Mediat italiane kanë pasqyruar lajmin, duke mos i bërë publikë emrat e shqiptarëve. Kjo ngjarje e rëndë për lagjen ku banonin ndodhi dje në Udine, ku një fëmije 13 vjeç shqiptar u rrah aq shumë sa fqinjët që kishin dëgjuar ulërimat lajmëruan menjëherë policinë. Kjo e fundit mbërriti në shtëpinë ku banonin shqiptarët dhe menjëherë e dërguan të miturin në spitalin e Udines, ku mjekët menjëherë ndërhynë për t’i ndalur fillimisht gjakderdhjen nga hundët e më pas i mjekuan plagët. Mjekët vendosën ta mbanin në spital për 8 ditë, për shkak të disa frakturave të rënda. I mituri kishte vendosur t’i tregonte të atit se kishte vjedhur disa sende në disa shtëpi të lagjes. Nga ana tjetër forcat policore shoqëruan të atin, ndërsa Prokuroria e Udines vendosi që pasi të dilte nga spitali i mituri të dërgohej në një qendër mbrojtëse, ku të rrinte disa ditë larg presionit që mund t’i shkaktonte prezenca e të atit. Këtij të fundit i është komunikuar akuza e dhunës në familje dhe priten të merren masa ligjore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›