Mitrovicë, vritet me eksploziv pranë banesës shqiptari

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e mitrovicës në Kosovë, duke shkaktuar vdekjen e një përsoni dhe plagosjen e 5 të tjerëve.
Sipas policisë së Kosovës 38-vjeçari Selver Haradinaj ka humbur jetën si rezultat i sulmit me mjet shpërthyes në banesën e tij në veri të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë në rrugën "Kolashini".
Nga hetimet e para mësohet se një sasi eksplozivi plastik është vendosur në dritaren e banesës të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm janë plagosur bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, të cilët po mjekohen në spitalin e Mitrovicës.
Dy nga fëmijët e tij janë në gjendeje të rëndë shëndetësore. Në njoftim thuhet se njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë rrethimin e vendit. Ndërkohë ende nuk ka raportuar time për persona të arrestuar apo të dyshuar ndaj këtij sulmi.
Veriu i Kosovës është një nga pikat më delikat të qeverisë së Kosovës, pasi banorët serbë që jetojnë në këtë pjesë kanë kërkuar autonomi nga autoriteti i Prishtinës.