E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, AAK dënon ashpër sulmi në veri të Mitrovicës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e Tre Rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe u plagosën familjarët e tij.

Në njoftimin e AAK-së, thuhet se duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lplagosur iu uron shërim sa më të shpejtë.

AAK fton institucionet kompetente që të përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të  Kosovës, dhe për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të autorëve të këtij akti barbar.

Sipas AAK-së, akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›