E Diel, 1 Nëntor 2026

Grafite “Vdekje shqiptarëve” në Shkup

Në periferi të Shkupit janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me fjalën “Vdekje për shqiptarët”, informon agjencia e lajmeve INA.

Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës.

Grafite të tjera janë edhe në brendësi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe rajone të tjera.

Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

Lagja Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›