Rripi i Gazës, patrulla izraelite vrau katër palestinezë
Një patrullë detare izraelite ka vrarë të pakën katër militantë palestinezë në bregun e Gazës.
Një zëdhënës ushtarak i Izraelit pretendoi se katër personat ishin gati për "për të ndërmarrë sulm terrorist". Sipas tij, militantët kishin të veshura pajisje për zhytje dhe një informacion i tillë është konfirmuar edhe nga dëshmitarët. Ndërkaq Brigada al-Aqsa, krah i armatosur i lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abas, në një njoftim për media, ka thënë se personat e vrarë ishin anëtarë të njësisë detare të saj dhe se ata ishin në "mision stërvitor".
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Irani ka deklaruar se do të dërgojë dy anije ndihmash në Gaza. Kështu, Gjysmëhëna e kuqe iraniane, në fund të kësaj jave do të dërgojë dy anije humanitare në Gaza. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori ndërkombëtar i Gjysmëhënës së kuqe iraniane, i cili saktëson se "një nga anijet do të transportojë ndihmat për popullsinë iraniane dhe tjetra vullnetarët e Gjysmëhënës së kuqe".