E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, qyteti ku shoferi nuk di si te udhetoje Sonila Isaku

Qendra e Tiranes, ndryshon cdo jave, e nese kete ndryshim e presim per shkak te punimeve duke pritur vepra, lulishte me te bukura kjo nuk ndodh. I vetmi ndryshim eshte menyra se si duhet te vozisesh ne kete hapesire, e cila ne cdo fundjave te suprizon. Nese nuk je nje pershkues i rregullt i ketij aksi gjithmone do te mbetesh ne udhekryq dhe nuk do te dish se cila eshte rrugezgjidhja jote.
Problemet
Pavaresisht sinjalisitkes se shenuar apo edhe daljeve ne media te drejtuesve te transportit publik ne Tirane, perseri skema e qarkullimit eshte e paqarte pasi gjate ketyre javeve te fundit ajo eshte duke ndryshuar shume. E ndersa ende qytetaret e Tiranes nuk dine se si ndryshon cfare ndodh me ata te rretheve te cileve rruga per fatin e tyre te mire u bie me shpesh te kalojne ne qender te Tiranes. Per ta eshte vertet edhe me e veshtire ne ate here qe perballen me kete veshtiresi, pasi problemi ne te vertete te duket sikur nuk ka zgjidhje. Vetem nje jave me pare Bashkia e Tiranes lajmeroi per nje ndryshim te qarkullimit perreth qendres se Tiranes, ku te jepej pershtypja se asnje makine nuk do te kalonte ne qender. Te gjithe qytetaret mesyne ne Unazen e Tiranes, nderkohe qe ne keto rruge eshte edhe numri me i madh i automjeteve qe vijne nga rrethet. E njejta situate u perserit edhe nje jave me vone, e njejta situate pritet te ndodhe edhe sot, ku te gjithe drejtuesit e automjeteve u duket vetja i paafte per te menaxhuar situaten.
Shpenzimet
Pervec ketyre problemeve, qytetaret e Tiranes pohojne se ka edhe te tjera probleme madhore qe po perballen pergjate ketyre diteve. E para eshte shpenzimi i tepert i karburantit si duke zgjatur rrugetimin ashtu edhe duke qendruar ne trafik. Nderkohe qe gjithsecili mendon per kohen qe shpenzon per te shkuar ne pune apo edhe per nje shetitje. "Une banoj te "Bulevardi Zogu I" dhe per te shkuar ne shtepi tashme me duhet edhe gjysme ore, nderkohe qe shpenzimet e karburantit jane shume here me te medha per shkak se bllokimi i qendres me detyron te rrotullohem pergjate Rruges se Barrikadave" thote Elira Hoxha, banore e kryeqytetit. por, si kjo banore jane me qindra te tjere te cilet vuajne mungesen e qarkullimit dhe problemeve qe i shtohen ne jeten e perditshme.
Skema
Nga sot qytetaret e Tiranes duhet te informohen serish per devijimin e trafikut ne qender te qytetit. Rehabilitimi i qendres se kryeqytetit pritet te shkoje drejt fundit ne muajin qershor. Fazat e devijimit te trafikut do te vijojne edhe muajt e ardhshem, deri ne inaugurimin e plote te qendres se re te Tiranes. Bashkia e Tiranes ka njoftuar qytetaret mbi devijimin, i cili kompleton skemen e qarkullimit te mjeteve ne sheshin "Skenderbej", deri ne permbylljen e punimeve te infrastruktures nentokesore ne shesh. Keshtu, te gjitha mjetet qe vijne nga krahu jugor i bulevardit do te qarkullojne ne rrugen "Abdi Toptani", nderkohe qe e gjithe skema e qarkullimit i jep prioritet kryesor transportit publik. Ashtu sic ishte paralajmeruar, korsia e dedikuar qe kalon permes sheshit "Skenderbej" do te jete vetem per mjetet e sherbimit te transportit publik. Drejtori i Transportit, Enton Punavija ka bere gjithashtu me dije se do te hapet Rruga e Dibres. Duke vene theksin edhe mbi nje tjeter aspekt te rendesishem ne mbarevajtjen e kesaj skeme qarkullimi, Punavija insistoi ne sensibilizimin e qytetareve mbi rendesine e respektimit te te gjithe sinjalizimit rrugor te vendosur nga ana e Bashkise se Tiranes.

Urbanet
Skema e qarkullimit i jep prioritet kryesor transportit publik. Ashtu sic ishte paralajmeruar, korsia e dedikuar qe kalon permes sheshit "Skenderbej" do te jete vetem per mjetet e sherbimit te transportit publik.

E ardhmja
Pas perfundimit te fazes nen tokesore, te filloje zbatimi i projektit per pjesen mbi toke, si ndertimi i godinave dhe krijimi ambienteve te tjera per qytetaret e Tiranes. Po keshtu, pasfazes se pare do te nise edhe shtrimi i rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›