Rriten eksportet drejt Kosovës, ndikon afërsia dhe standardet
12/01/2009 Gjatë vitit të kaluar, rritje prej 46 për qind
Kosova është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në rajon. Viti i kaluar ka qenë më i sigurti për eksportimin e pjesës më të madhe të produkteve “Made in Albania”. Arsyet janë të lidhura jo vetëm afërsinë gjeografike, por edhe standardet më të ulëta të kërkuara në krahasim me vendet e tjera të rajonit apo më gjerë. “Eksportet drejt vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje vjetore prej 30 për qind. Eksportet drejt Kosovës kanë shënuar një rritje prej 46 për qind, duke bërë që Kosova të renditet si partneri më i madh në rajon për sa i përket eksporteve, me rreth 6 për qind të vlerës së përgjithshme të eksporteve dhe rreth 45 për qind të eksporteve në vendet e rajonit”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë për zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për periudhën janar-shtator 2008. Sa i përket eksporteve Shqipëria nxjerr mineralet më shumë se çdo gjë tjetër drejt shteteve të tjera të botës kryesisht minerale. Shkak është edhe kërkesa e lartë për këto produkte të nëntokës kryesisht nga vendet evropiane. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, eksportet shqiptare u rritën me 20 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Eksportet nga industria e përpunimit aktiv, e cila prej vitesh ka përcaktuar profilin dhe përbërjen e eksporteve të vendit, janë rritur me rreth 6 për qind, ndërkohë që të ardhurat nga kjo kategori eksportesh ndaj eksporteve të përgjithshme kanë shënuar nivelin 60 për qind. Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, vlera e eksporteve të brendshme ishte rreth 290 milionë euro dhe ka shënuar një rritje të ndjeshme vjetore prej 47 për qind. “Kërkesa e tregut të huaj për produktet minerale dhe metalet bazë ka ardhur në rritje, gjë që dëshmohet nga ritmet e larta të rritjes vjetore të vlerës së eksporteve të këtyre mallrave. Vlera e eksporteve të produkteve minerale vendase, të cilat përfaqësojnë rreth ½ e eksporteve të brendshme, është rritur me 50 për qind gjatë këtij nëntëmujori. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rritja e eksporteve të lëndëve djegëse minerale si edhe të xeherorëve. Gjithashtu, rritje e konsiderueshme është regjistruar edhe në eksportet e metaleve bazë, të cilat gjatë kësaj periudhe janë dyfishuar dhe përfaqësojnë rreth 30 për qind të eksportit të brendshëm”, thonë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Rritja në këtë grup ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së eksporteve të gizës dhe çelikut, të cilat gjatë kësaj periudhe kanë qenë rreth 7 herë më të larta sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ashtu si importet, edhe eksportet e Shqipërisë, drejtohen për nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë siguruar rreth 80 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet e mallrave gjatë periudhës janar – shtator. Italia dhe Greqia mbeten partnerët tradicionalë edhe në eksportet e vendit, duke tërhequr përkatësisht 61 dhe 9 për qind të eksporteve të përgjithshme.