E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten investimet për përmirësimin e infrastukturës së zonave malore

Katër qarqe në Veri të Shqipërisë do të përfitojnë një asistencë financiare prej 9.2 milion dollarësh në kuadër të programit “Malet drejt tregut”. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot p/ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit “Malet drejt tregut”. Marrëveshja e kredisë  prej 9.2 milion dollarësh ka si objektiv zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale malore. "Programi ka për qëllim përmirësimin e kushteve, zgjerimin dhe rritjen e aksesit drejt tregut të të gjitha zonave të pafavorizuara, zonave malore të vendit", thanë ekspertët. Programi do të zbatohet në katër qarqe malore veriore Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, të cilët kanë nivelin më të lartë të varfërisë në vend. Kostoja e parashikuar e programit është 17.946 milion usd, e cila do të jetë një bashkëfinancim i IFAD, me një kredi prej rreth 9.2 milion usd dhe një grant prej rreth 400 mijë usd, dhe qeverisë shqiptare me një financim prej 2.489 milion usd si dhe vetë përfituesve me një financim prej 5.856 milion USD.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›